E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: Duhani është përgjegjës për 25 lloje sëmundjesh



Sipas studimit të ISHP-së duhani është përgjegjës për shkaktimin në organizëm të 25 lloje sëmundjesh. Kjo ndodh pasi tymi i duhanit përmban 4.000 lloj kimikatesh të njohura si shkaktarë të
sëmundjeve të zëmrës, të sëmundjeve respiratore dhe disa lloj tumoresh etj. Duhani ndikon negativisht në shtatzëni, ku ndodh dëmtimi i zhvillimit normal të fëmijës. Sipas të dhënave të marra nga autoritetet shëndetësore botërore, në botë çdo 6,5 sekonda duhanpirja shkakton një vdekje. Në vendin tonë duhanpirja është 39% persona me probleme, kundrejt 28,6 % në vendet BE-së. Duhanpirja është më e lartë tek meshkujt (60%) sesa tek femrat (18%). Gjatë djegies, cigarja çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasjen nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëhet një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejtë nga duhani, ajo do të jetë tepër e gjatë. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkërive, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmëri, por rreziku nga duhanpirja është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij nga femrat. Specialistët kanë vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kjo ndodh kryesisht te konsumatorët e duhanit gjatë moshës 50-60 vjeç kur personit i shfaqen simptomat e para.
Sëmundja e bronkiti astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat, që kur zgjohen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasira mesatare. Te personat që nuk pinë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetëpastrohet gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje t’a nxjerrin gëlbazën. Këta persona janë të prirur që të sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare. Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet arteriosklerozë të vazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infarktin e zemrës, dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet ishemike janë të pranishme 3.4 mijë banorë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pinë duhan. Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monoksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina shton punën e zemrës dhe të dyja shpëtojnë formimin e trombozës (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit.

12 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›