Ministria e emigracionit? Vorpsi: Rama tu kërkojë ndjesë 1 milion shqiptarëve
TIRANE- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi ka akuzuar sot kryeministrin e zgjedhur Rama se ka mashtruar emigrantët me premtimin e tij për një ministri të emigracionit. Sipas Vorpsit Rama duhet tu kërkojë falje 1 milion emigrantëve.
“Shqiptarët po e kuptojnë cdo ditë e më shumë se Edi Rama s’ka ndërmend të mbajë asnjë premtim që u dha qytetarëve para 23 qershorit. Mes shumë premtimeve prej të cilave ka hequr dore është dhe ngritja e një ministrie të veçantë për emigracionin. Por jo vetëm kaq Edi Rama gënjeu publikisht duke deklaruar se nuk e ka premtuar një gjë të tillë. Edi Rama mashtroi në këtë mënyrë rreth 1 milion qytetarë që punojnë dhe jetojnë jashtë teritoritorit shqiptar, duke faktuar se për të interesi i vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo tu shërbejë qytetarëve”, tha Vorpsi.
Ajo shtoi më tej se Rama është një gënjeshtar që punon për interesat e veta.
“Edi Rama u tha mediave se e kanë ngatërruar me partinë e Çamëve!Partia Demokratike i bën sot publikisht një pyetje zotit Rama. A keni deklaruar ju zoti Rama për gazetat shqiptare të Athinës citoj: "Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të vecantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit”?!Më e pakta që mund të bëni sot zoti Rama është tu kërkoni ndjese emigrantëve shqiptarë për talljen dhe fyerjen publike qe ju bëtë pa u mandatuar ende si kryeministër. Tu kërkoni ndjesë mediave që u fyet publikisht kujtesën dhe profesionalizmin e tyre. Shqiptarët po e kuptojnë cdo ditë se mazhoranca e 23 qershorit u ndërtua mbi mashtrimin dhe se për kryeministër do te kenë një gënjeshtar që si interes të vetem ka atë personal”, përfundon deklarata e saj.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ministria e emigracionit? Vorpsi: Rama t'u kërkojë ndjesë 1 milion shqiptarëve