E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutoi motrën dhe plagosi xhaxhanë, prangoset A.Cara

Arrestohet pas më shumë se 2 muaj kërkimesh i shumëkërkuari për vrasje në Kurbin, Aleksandër Cara. Arrestimi i tij u bë i mundur nga forcat e RENEA-s dhe policia e Lezhës.
 

Ndalimi i Carës u bë pasi në mars të këtij viti pas një konflikti midis familjes Cara ka qëlluar për vdekje të motrën e tij, 31 vjeçaren Lula Cara, ndërsa ka lënë të plagosur xhaxhai e saj Mark Cara, 40 vjec. Ka qenë dëshmia e Mark Carës, xhaxhai i të arrestuarit, por edhe provat e tjera materiale, të cilat kanë hedhur dyshimet se autori i vrasjes ishte djali, dhe jo babai, Llesh Cara, siç ishte deklaruar në fillim.
 

Ngjarja e rende ndodhi kur shtetasi Llesh Cara 58 vjec tentoi te vrase te vellain e tij Mark Cara 40 vjeç, ndersa 31-vjeçarja eshte vrare aksidentalisht nga i ati. 31-vjeçarja nderhyri qe babai i saj te mos qellonte te vellane e tij. Llesh Cara ne kete situate eshte ndihmuar edhe nga i biri Aleksandri.
 

Ndërsa, Aleksandër Cara ishte shpallur në kërkim, babai i tij, Llesh Cara, është vetëdorëzuar pas krimit të rëndë në familje.
Dy vellezerit kishin kohe qe ishin ne konflikt per nje ceshtje pronesie, ndersa vendimi i gjykates ka lene te pakenaqur njeren nga palet. Ne keto rrethana Mark Cara i eshte drejtuar shtepise se vellait per te sqaruar situaten midis tyre, por situata ka precipituar ne sherr e ne perdorim armesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›