E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterplan nga BE-ja për ujërat

“Uji i pijshëm dhe kanlizimet janë shërbimet kryesore mjedisore në qendrat urbane. Në 20 vitet e fundit Shqipëria ka pasur një rritje impresionuese ekonomike, zhvillim urban dhe shumë ndryshime në planifikimet urbane të qyteteve", tha Sequi.

Sipas tij, "është thelbësore për përfitimin e gjeneratave të sotme dhe të ardhshme që të kemi një stabilitet mjedisor". "Shqipëria ka shprehur interesin e saj për të qenë një vend anëtar në Bashkimin Evropian dhe ka treguar gatishmëri për të përshtatur legjislacionin e saj me ato evropiane në sektorin e ujit dhe kanalizimeve. Sfidat janë të larta. Do të duhen shumë përpjekje. Shembujt nga zgjerimi në Evropën Qendrore dhe Lindore tregojnë se mund të ketë rrezik”, u shpreh Sequi.

Sipas tij, "në Shqipëri nevojitet të implementohen masa të forta dhe të shpejta për të gjithë procesin e administrimit të ujërave". “Kam besim se gatishmëria e Shqipërisë në këtë fushë do të vijojë të jetë e fortë", tha Sequi, i cili shtoi se "BE është e vendosur të vazhdojë dhe forcojë mbështetjen e saj në këtë sektor. Asistenca evropiane është e fokusuar në çështjet më të rëndësishme si cilësia e mjedisit, kushtet e ajrit”.

"Në 10 vitet e fundit ndihma financiare e Evropës në këtë sektor ka arritur në rreth 100 milionë euro. Fondet evropiane janë dhënë për të ndihmuar administrimin e ujërave, trajtimin e ujërave të zeza dhe në sistemin e  kanalizimeve në shumë zona të vendit si Golem, Durrës, Lezhë, Shëngjin, Velipojë, Vlorë, Ksamil, Kavajë, Shkodër, Kamëz, Berat, Kuçovë, Lushnjë, Fier, Sarandë”, u shpreh ambasadori Sequi. Sipas tij, "BE do të vijojë të financojë në sektorin e ujërave dhe në këtë kontekst, Strategjia Kombëtare për Sektorin e Ujërave që është adaptuar dhe që së shpejti do të bëhet Masterplan do të jetë një dokument kyç". /Start/

                                                                                             2011-11-03 14:32
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›