"Ministria ndërhyri në zgjedhjet e Gjimnastikës, rrezikoni pezullimin"
Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Gjimnastikës janë kontestuar ashpër nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG). Nëpërmjet një letre të dërguar në adresën e presidentit të KOKSH, Hysen Domi, këta të fundit janë shprehur shumë të shqetësuar për ndërhyrjen e Ministrisë së Sporteve në procesin zgjedhor. Në letrën e firmosur nga presidenti i FIG, Bruno Grandi, e cila i është transmetuar edhe presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Zhak Rog lexohej: "I nderuar president (Domi), e dërgoj këtë letër si përgjigje të faksit tuaj të datës 11 shkurt 2009, të cilin e lexova me shumë kujdes. Aty vura re se MTKRS-ja (Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve) ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës. Kjo situatë është në kundërshtim me frymën Olimpike, nuk siguron transparencën e nevojshme demokratike, nuk i përmbahet statuteve dhe nuk respekton pavarësinë e një federate të njohur ndërkombëtarisht. Përveç kësaj, në bazë të nenit 4.2 (a) të Statuteve tona ‘...(citojmë një pasazh) FIG duhet të mbahet gjithmonë e informuar për çdo ndryshim që mund të bëhet në shoqatat anëtare të saj".
Më tej, ka ardhur kërcënimi për pezullim deri në kthimin në normalitet të situatës. Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës nuk ka harruar të përmendë se ndërhyrja e MTKRS-së në zgjedhjet e Federatës së Gjimnastikës ka ardhur pas një serie ndërhyrjesh edhe në institucionet që drejtojnë sportet e tjera në vend. "Në rast se këto fakte evidentohen dhe në përputhje me Statutet tona, gëzojmë të drejtën për të marrë në shqyrtim situatën statutore të FSHGJ-së, anëtare e FIG-së. Me fjalë të tjera, mund të hyjë në fuqi një procedurë pezullimi, duke mos njohur autoritetet e reja. Në fillim të marsit, kjo çështje do t‘i paraqitet edhe anëtarëve të Komitetit tonë Ekzekutiv, të cilët do të mblidhen në Lazanë, Zvicër. Për shkak se kjo ndërhyrje e ministrisë nuk ka lidhje vetëm me gjimnastikën, por edhe me sportet e tjera në vendin tuaj, FIG e sheh të nevojshme të informojë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC). FIG e konsideron të pavlefshme Asamblenë e fundit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës dhe për momentin presidenti Flobenc Dilaveri vazhdon të ketë besimin tonë".