E Shtunë, 31 Tetor 2026

U kërkon dorën e motrës, merret peng nga vëllezërit

15/02/2009  Lirohet nga policia, prangosen pengmarrësit

Ka përfunduar i dhunuar dhe i marrë peng nga vëllezërit e motrës me të cilën pretendonte të fejohej vetëm një ditë përpara festës së "Shën Valentinit", ditës së të dashurorëve, një 22-vjeçar nga një fshat i rrethit të Beratit. K. Kanaçe, banor i fshatit Duhanas priste të fejohej me një vajzë nga Berati me të cilën mendohet të ketë pasur një lidhje të mëparshme, por ka përfunduar i marrë peng dhe mbajtur forcërisht me dhunë për rreth 40 minuta nga tre vëllezërit e vajzës. Ngjarja thuajse e pazakontë ndodhi dje në mesditë në qendër të qytetit të Beratit, ku dëshmitarë okular për momenti që kanë parë skenën e dhunshme janë traumatizuar nga mënyra e marrjes me dhunë të pengut të rritur. Policia ka arritur të ndalojë mjetin e rrëmbyesve dhe si rezultat të mundësojë lirimin e të riut vetëm pas një aksioni që nga zgjatur vetëm 45 minuta. Ekspertët e policisë kanë pohuar se tre vëllezërit në hetimet e para kanë thënë se këta të fundit nuk kishin si qëllim të merrnin peng të riun, por vetëm donin ta frikësonin që ai të hiqte dorë nga pretendimet për tu fejuar me motrën e tyre. Vetë 22-vjeçari ka pohuar në marrjen në pyetje se disa herë kish kërkuar dorën e vajzës së familjes Nazëri me të cilën kishte një lidhje, por është kundërshtuar prej tyre. Këtë gjë i riu e ka bërë dhe disa ditë më parë duke ripërsëritur kërkesën për t’u fejuar me 19-vjeçaren, por familjarët e saj dhe në mënyrë të veçantë tre vëllezërit mes të cilëve babai saj Nderimi kanë kundërshtuar hapur për të mos e pranuar si dhëndër për vajzën dhe mbesën e tyre. Policia tha se gjatë kohës që është mbajtur peng ndaj 22-vjeçarit është ushtruar dhunë fizike dhe i është kërkuar të heqë dorë nga pretendimet për t’u fejuar me 19-vjeçaren.

S. Gozhina

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›