E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja austriake: Greqia do marr më shumë kohë, por jo më shumë para

Greqi do të marrë më shumë kohë për të paguar borxhet e saj, por nuk do të marrë më shumë para, ka deklaruar ministrja austriake e financave, Maria Fekter në një intervistë për një të përditshme, raporton Ekathimerini.

E pyetur nga gazeta austriake nëse Athina do të marrë një zgjatje në pagesën e borxheve, ajo tha: “Po. Ne ende po presim raportin e trjokës dhe Greqia ende duhet të përmbush disa detyrime, por ne do të arrijmë një zgjatje neutrale të afatit”.

Ajo nuk ka pranuar të jap detaje të mëtejshme. Fekter po i referohej raportit që pritet të hartojë trojka europiane, i parashikuar të dal në datën 15 tetor.

Fekter deklaroi të njëjtën gjë edhe në një takim në Qipro javën që shkoi se Qreqisë mnd t`i jepet më shumë kohë, por jo më shumë para.

Autoritetet europiane i kanë thënë Reuters se Athina është shumë prapa në shkurtimet e kërkuara, por meqë ka bërë një përpjekje të madhe për të mbështetur Spanjën dhe Italinë, nuk do të kishte kuptim do zhysnim Greqinë tani dhe ta rikthejmë në kaos.

Shejfa e FMN-së Langard ka deklaruar se ia vlen të marret në konsideratë dhënia e më shume kohe Greqisë që të realizojë shkurtimet e kërkuara.

Ndërkohë ministri i financave Stounaras tha se ka shumë gjasa që liderët europian të kenë arritur tashmë në një marrëveshje për programin e financimit të Greqisë në gjysmën e muajit tetor.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›