E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja britanike: Zgjedhjet provë progresi për Shqipërinë

Autori i Lajmit: red.
Zgjedhjet e 28 qershorit janë jetike për integrimin. Ky koment u bë dje nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sigurinë Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Baroneshën Uinfrid An Tejlor, pas takimeve me përfaqësues të lartë të politikës shqiptare. “Ka pasur probleme në zgjedhjet e kaluara dhe për këtë arsye ka pasur kritika. Çdokush do të vëzhgojë zgjedhjet e qershorit për të qenë të sigurt se ato do të jenë sipas standardeve ndërkombëtare. Demokracia është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne kemi nevojë për veprime për të qenë të sigurt se zgjedhjet do të jenë të drejta”, - tha Tejlor. Ajo ka pohuar se është në dijeni për problemet me kartat e identitetit, por shpreh besimin në premtimin që i kanë dhënë autoritetet shqiptare se gjithçka do të shkojë mirë. Sipas Tejlor do të jetë një numër i konsiderueshëm vëzhguesish ndërkombëtarë për të parë se çdo të ndodhë, dhe kjo do të jetë një nga mënyrat që njerëzit do të gjykojnë se sa progres ka bërë Shqipëria. “Këto zgjedhje do të jenë ekstremist të rëndësishme dhe ne dëshirojmë që të shkojnë mirë”, - ka deklaruar britanikja. Lidhur me debatin për karta falas ose jo, ajo është përgjigjur se “të huajt nuk mund të thonë se si do të zhvilloni ju zgjedhjet apo t ju japin rekomandime lidhur se sa do të paguajë njerëzit për kartat. Ajo që do të donim të shikonim është një sistem që funksionin dhe do të donim të shikonim në mënyrë transparente”. Tejlor shtoi se shumë ndryshime ka pasur në Shqipëri gjatë këtyre viteve dhe ajo që duam të shohin ndërkombëtarët janë mekanizmat e duhur për të zhvilluar zgjedhjet, mekanizmat e duhura për sistemin e drejtësisë, mekanizmat e duhura për kontrollin financiar dhe qeverisjen e mirë nëpërmjet tij. “Në këtë mënyrë do të ketë dhe një garanci për investitorët në fusha të ndryshme të cilët presin standardet që presin edhe në vendet e tjera ku shkojnë, prandaj ne do të vëzhgojmë me shumë kujdes zgjedhjet në qershor”,- përfundoi ajo.

Ky lajm është publikuar: 24/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›