Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu: “PS-së i kërkuam të zgjidhte mes dy modeleve”

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu thekson se dy takime me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të planifikuara për në fillim të këtij viti janë anuluar për shkak të PS-së, e cila nuk ishte e gatshme të shprehte qëndrimin e saj, se cilin nga dy mundësitë për kufizimin e imunitetit do të preferonte.
“Përsëris thirrjen e PD për opozitën, që të bashkohet për heqjen e imunitetit. Nuk ka asnjë pengesë për këtë çështje sepse kjo mazhorancë është e gatshme të votojë atë që do opozita. Se kuptoj pse tërhiqet zvarrë çështja e imunitetit. E ripërsëris edhe njëherë, që nuk ka asnjë pengesë, e cila do t’i vononte ose do të na vononte ne që jemi në parlament, për të trajtuar çështjen e heqjes së imunitetit dhe që kjo mazhorancë është e gatshme për të votuar cilindo version që opozita e sheh si të arsyeshëm dhe më të pëlqyeshëm, qoftë edhe me ndryshime ligjore apo kushtetuese”, ka deklaruar ministrja e Integrimit, Bregu në reagimin e saj të fundit rreth çështjes së imunitetit.
Ndërkohë, nga ana tjetër Partia Socialiste në vazhdimësi e ka cilësuar çështjen e imunitetit si retorikë boshe e mazhorancës, pasi sipas selisë rozë, është kjo e fundit ajo që s’ka vullnet. Aktualiteti flet të kundërtën dhe janë sërish socialistët ata që fshihen si struci kur bëhet fjalë për “zhveshjen” e tyre nga një mburojë e panevojshme dhe që në gjithë impaktin e vet thjesht e vetëm sa vështirëson punën e organeve ligj-zbatuese.