E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Mid-hat Frashëri ka vendin e vet në kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë

07-07-2012 / Gazeta 55

Ndoshta nuk do te kishte qene nevoja e ketij shkrimi, po te mos kishim lexuar shtypin e ketyre diteve. Simbas ketij shtypi, ne Tirane qeveria na paska krijuar nje “komision” (apo “komitet”?) qellimi i te cilit qenka caktimi dhe zhvillimi sa me i mire i veprimeve, te cilat i kushtohen “100-vjetorit te Pamvaresise”. Perseri duke u mbështetur te ky shtyp, merret vesht se ne disa pika kyce te kryeqytetit shqiptar do te perjetesohet kujtimi i nje grumbulli  fytyrash kombetare, duke u-ngritur nga nje shtatore...
Kjo gje eshte e mire dhe bile mund te themi shume e mire! N’ato qytete e kryeqytete, qe e ka sjellur rasti te shohim e te vizitojme, kemi pare shume shtatore, kushtuar heronjve apo punetoreve te lirise te vendeve te tyre.
Mirepo, ajo qe na çudit eshte se ne mjedisin tone nje gje e tille nuk eshte e plote. Shume fytyra te nderuara, heronje e punetore te lirise me te vertete madheshtore, si Dom Nikoll Kaçorri, Lef Nosi, Dhimitër Berati etj., mungojne dhe atyre as qe po u zihet ne goje emri.
Çudia jone behet me e madhe dhe fytyra na nxihet edhe më tepër nga zemërimi, kur vërejmë se Komisioni ne fjale as që ka zënë ne goje njeriun, i cili duhej te ishte ne radhe te pare te këtyre heronjve dhe te punëtoreve te lirise. Dhe ky eshte Mid’hat Frashëri. Duke zene ne goje vetem disa nga meritat e tija: Mid-hat Frasheri, i biri i Abdylit, nipi i Samiut e Naimit, ka qene “kryetar” i Kongresit te Manastirit, qe caktoi ABC-ne shqipe ne vitin 1908. Ai ka hedhur firmen, krah Ismail Qemalit, Dom Nikoll Kaçorrit, Luigj Gurakuqit etj, ne Karten e Pamvaresise. Ne qeverin’e pare shqiptare, ai pat sherbyer si “ministër”. Mid-hat Frasheri i pat sherbyer shtetit shqiptar, duke qene si “ambasador” ne Athine dhe keshtu duke mbrojtur popullsine tone came, te lene pa-drejtesisht jashte kufijvet shqiptare, te cilen qarqet shoviniste greke po e debonin prej tokavet te veta shekulllore, per ta syrgjynosur ne shkretirat e Anadollit. Ankesave te tij, ne kete pike, nuk iu pergjigjën disa njerëz te paskrupuj qeveritare. Mid-hat Frasheri e pat mbrojtur çështjen shqiptare me guxim e me fakte, se bashku me At Gjergj Fishtën etj, ne Konferencen e Ambasadorëve ne Paris te Frances. Mid-hat Frasheri pat qene pronar i nje librarie ne Tirane. Librat e tij me vlere i konfiskoi regjimi i pashpirt komunist. Mbi te gjitha, ai e kundërshtoi me plot fuqi pushtimin fashist dhe qe njeri prej themeluesvet kryesore te “Ballit Kombëtar”, deri diten qe i mbylli syte ne New York, ne Tetor 1949. Veçojme ketu se Mid-hat Frasheri, me ndihmen e aleatëve anglo-amerikane, shpalli Komitetin Kombetar “Shqiperia e Lire”, me 26 te Gushtit 1949 ne Paris, duke qene kryetar i tij dhe duke patur si anetare, Abaz Kupin, Zef Palin, Nuci Koten e Seit Kryeziun. Shenojme ne kete mes se aleatet nuk kane patur veçse fjale te mira per kete shqiptar te mire, te ndereshem edhe punetor lirije…
Per ndershmerin’e tij, deshiroj te tregoj nje gje shume domethënëse. Kur kam shkuar per here te pare ne Amerike ne Janar 1959, e pat sjellë rasti te takohesha me disa shqiptare ne Hackensack. Njeri nga shoket qe me priti ka qene Ejup Binaku, nga Gjakova. Ai me mori per doret dhe me çoi ne nje dhome te veçuar ne shtepine ku banonte dhe me gisht me tregoi nje valixhe te vjetër prej kartoni. Me tha: - A e sheh këtë valixhe? Kjo ka qene pasuria e Mid-hatit. Me kujdes te madh, e hapa kete valixhe. Ç’kishte brenda? Vetem nje furçe dhëmbësh, dy kallëpe sapuri. Ca brisqe rrojesh, nje brushë rrojesh. Nje kemishe te vjeter. Asgje tjeter. Kjo ishte e gjithe pasuria e Mid-hatit. Kete pasuri shoket ne Hackensack e paten ruajtur me kujdes si “amanet” vite me radhe. Natyrisht, Mid-hat Frasheri ka lene mbrapa shume gjera me plote vlere, te cilat shqiptaret i kane ne mend sa here qe flasin ose qe shkruajne per ‘të. Kemi shume te drejte pra te pyesim (dhe medoemos duhen edhe shpjegime) pse Mid-hat Frasheri, ky gjigand i shqiptarizmes, te mos vihet ne radhe te pare prej organizatorëve të festimeve të pavarësisë në Tiranë?
Urojme te mos jete nje lajthitje me qëllim…

Nihat Bakalli (Nju Jork)

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›