E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja lesbike e Financave bëhet me fëmijë

Share

Ministrja lesbike e Financave në Australi, i ka treguar për herë të parë botës fëmijën e saj. Një javë pasi mbështeti një fushatë për të lejuar martesat gay, Penny Wong shpalli se ajo dhe partnerja e saj janë bërë me vajzë.

Wong tha se mamaja dhe vajza janë mirë, edhe pse partnerja e saj, Sophie, është e lodhur nga lindja.

Fëmija u ngjiz nga një donator i njohur për çiftin, por që nuk do identifikohet.

Wong tha se i kishte dërguar një SMS me lajmin kryeministres Julia Gillard dhe ajo ishte përgjigjur se është e lumtur nga lajmi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›