E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet skema e kontributeve ne sigurimet shoqerore nga 1991-2009

Skema e sigurimeve shoqerore dhe pagesa e pensioneve dy procese te lidhura ngushte me njera-tjetren. Por si ka evoluar kjo skeme ne nje periudhe afro 20-vjecare ne nje sistem te ri shoqeror. Te dhenat qe ofron nje studim i Open Data Albania u jep pergjigje shume pyetjeve qe kane qytetaret lidhur me skemen e sigurimeve shoqerore dhe varesise prej saj ne pagesave te pensioneve. Open Data Albania eshte nje projekt per transparence dhe inovacion i realizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave ka publikuar disa artikuj qe bejne te ditur mbi numrin dhe problematiken e kontribuuesve te skemes se Sigurimeve Shoqerore. Keta indikator paraqiten mjaft interesant per shkak te pasqyrimit real te problematikes qe lidhet me financimin publik dhe politiken sociale. Sipas Open Data Albania skema e sigurimeve ne Shqiperi eshte e mbeshtetur ne sistemin pay as you go sipas te cilit pagesat aktuale per pensionistet financohen nga kontributet aktuale brenda sistemit. Kjo krijon nje lidhje te drejtperdrejte midis numrit te personave qe kontribuojne ne skeme sasise se parave qe ata paguajne dhe pensioneve te perfituara. Sa me i larte ky raport aq me mire eshte. Menyra e menaxhimit nder vite e skemes se pensioneve dhe karakteristikat e saj kane qene te ndryshme para dhe pas viteve lsquo90 arsye per te cilen ODA e ka shtrire analizen ne dy periudha 1972-1991 dhe 1992-2009. Periudha e dyte e cila paraqet shume interes nga pikepamja e analizes se pjesemarresve ne skemen e sigurimeve i perket viteve 1991-2009. Zhvillimet e vrullshme ne fillim te viteve 90 u shoqeruan me mbylljen e shume fabrikave rritje te papunesise perpjekje per krijimin e nje sistemi te ri ekonomik i cili ne fillesat e tij u karakterizua nga informalitet i larte shkaqe keto te gjitha qe sollen kolaps ne numrin e kontribuuesve. Per te neutralizuar kete renie ne vitin 1993 me hartimin e ligjit per Sigurimet Shoqerore u vendos nje norme e larte per kontributet ne masen 42.5. Viti 1992 shenon edhe kontribuuesit e pare nga firmat private nderkohe qe te vetpunesuarit ishin perfshire ne skeme qe ne vitin 1991.

Grafiku 1

Nga grafiku vihet re nje renie drastike e cila ishte me e larte ne vitin 1994 me 45 me pak kontribuues sesa nje vit me pare. Tendenca renese ndonese jo me ritme kaq te larta vazhdoi edhe ne vitet me pas per te arritur piken minimale ne vitin 1997. Ne kete vit raporti i kontribuuesve me forcen e punes ishte 26.7. Edhe pse me ritme te ngadalta prirja renese ndaloi dhe pas 1997-s nisi te vihej re nje rritje e numrit te kontribuuesve. Megjithate shkalla e larte e informalitetit norma e larte e kontributeve por edhe mungesa e kultures se pagimit te taksave bene qe numri i personave qe kontribuonin ne skeme te ishte ende shume i ulet.

Pas vitit 2000 lindi domosdoshmeria per reforma radikale pasi tregu vazhdonte te karakterizohej nga mungese informacioni mbi efektivitetin e veprimtarise ekonomike kontroll jo i plote i subjekteve dhe numrit te te punesuarve ne to pagat reale informalitet i larte sidomos ne industrine e ndertimit mosperputhje te numrit te firmave te licencuara dhe atyre qe derdhnin kontribute perfshirje gjithmone e me e ulet e punetoreve ne sektorin e bujqesise etj. Ne kete kuader me qellim rritjen e numrit te personave te perfshire ne skeme ne vitin 2002 norma e kontributeve u ndryshua nga 42.5 ne 38.5. Ne vitin 2003 efekti i kesaj reforme nuk u ndie pasi numri kontribuuesve mbeti pothuajse ne te njejtat nivele ndersa ne vitin 2004 filloi te jepte shenjat e para duke u rritur me 1.7 ne vitin 2005 me 3.4 e ne vitin 2006 me 11.2. Rritjen me te madhe po e shenonin te vetepunesuarit dhe firmat private te cilet ishin ne fakt ishin edhe targeti i reformes per uljen e informalitetit ne vend.

Grafiku 2

Pavaresisht ecurise pozitive rezultatet nuk ishin ende te kenaqshme. Keshtu ne vitin 2005 raporti i te punesuarve dhe i kontribuuesve pa perfshire bujqesine ishte 61 qe do te thote se 39 e te punesuarve nuk deklaroheshin. Per rrjedhoje viti 2006 u shoqerua me nje ulje te metejshme te normes nga 38.5 ne 29.5 duke prekur degen e pensioneve me 6 dhe degen e papunesise me 3. Kostoja qe paguante punedhenesi u ul me 30 gje qe motivonte deklarimin. Efektet pozitive u shfaqen qe ne 2007-n ku numri i kontribuuesve nga firmat private u rrit me 31.3 ndersa i te vetepunesuarve me 63. Ecuria shfaqet pozitive ne keta dy sektore edhe ne vitet 2008 e 2009 kur rritja vazhdoi mesatarisht me nga 13.4 per secilin vit. Por megjithate pavaresisht perpjekjeve qe po behen duket se sistemi i Sigurimeve Shoqerore ka probleme te theksuara ne menaxhim pasi skema vazhdon te mbeshtetet gjithmone e me shume ne buxhetin e shtetit. Nese shikohet trendi i popullsise vihet re qe numri i pensionisteve po rritet nga viti ne vit sikurse edhe mosha e popullsise. Kjo do te shoqerohet me nje ulje te metejshme te raportit te mbulimit te kontribuuesve aktuale me perfituesit aktuale duke e kthyer skemen e pensioneve ne nje problem akut per te ardhmen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›