E rreh policia, rrezikon dënim për sjellje të pahijshme (VIDEO)
Share
Një grup policësh turq kanë nxitur zemërim kombëtar pasi janë kapur në kamera duke rrahur një grua. Pamjet tregojnë se si gruaja, Fevzije Çengiz, e cila ishte arrestuar gjatë një aksioni në një klub nate për shkak se nuk kishte mjet identifikimi, rrihet në një rajon policie në Izmir edhe pasi i vihen prangat.
Një ministër turk ka bërë thirrje për dënim të shpejtë të oficerëve, që tani përballen me 18 muaj burg për shkaktim plagësh nga dhuna e tepruar.
Por e gjithë ngjarja ka marrë një kthesë të çuditshme pasi gruaja rrezikon gjashtë vjet burg për rezistencë ndaj arrestimit dhe sjellje të pahijshme. Policia ka ngritur akuzat ndaj gruas edhe pse pamjet tregojnë se ajo vetëm ka debatuar me policët.

