E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minogue, nudo për të larë borxhet

E mbytur nga borxhet deri në fyt, motra e këngëtares Kylie Minogue, Danii Minogue ka vendosur të shfrytëzoje në maksimum imazhin e saj për të hequr qafe borxhlinjtë.

Ajo ka pozuar nudo për versionin australian të revistës Playboy. Këtë vendim e ka pohuar gjatë një intervistë vetë këngëtarja, e cila shtoi se kishte një borxh prej 140 mije eurosh të shkaktuar nga martesa e dështuar me Julian McMahon në vitin 1995.

Danii ka menduar se do ishte më mirë sikur të hollat ti fitonte vetë, duke mos i kërkuar ndihmë motrës së saj. Duhej të isha kujdesur më shumë për financat e mija, shprehet 38 vjeçarja që shton se nuk është penduar për këtë vendim.

Në fund të fundit nuk kam dalë keq, pohon ajo, duke shtuar se është e lumtur për suksesin që ka pasur numri i fundit i revistës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›