Bukuroshja e Gjakovës

Pas pjesëmarrjes së saj në Top Model of the World dhe plasimin e saj në finale të këtij festivali, bukuroshja nga Gjakova, Elza Marku është duke u përgatitur që të përfaqësojë Kosovën edhe në dy evenimente të tjera të bukurisë në botë, Miss Earth dhe Miss World.
Rozë: Kur keni filluar të merrni pjesë në sfilata dhe spektakle bukurie?
Elza: Që në shkollën fillore, konkretisht nga klasa e nëntë, kur kam marrë pjesë në një sfilatë në Gjakovë dhe pastaj kam marrë pjesë në Miss Universe Kosova 2008, ku jam shpërblyer si përcjellësja e parë e misit. Pastaj kam marrë pjesë në Miss Shqipëria, me çrast jam zgjedhur Miss Eleganca. Kam vazhduar edhe me Top Model of the World, ku kam përfaqësuar Agnesa Vuthaj Association. Arrita që të plasohem edhe në finale të këtij evenimenti.
Rozë: Tani do të merrni pjesë në Miss Earth dhe Miss World. Sa jeni e përgatitur për të marrë pjesë në këto festivale të karakterit ndërkombëtar?
Elza: Jam duke u përgatitur. Kam filluar që të përgatitem që tani, në mënyrë që ta përfaqësoj Kosovën sa më denjësisht, në një festival të karakterit të këtillë.
Rozë: A mund të na tregoni sa me kë e kaloni kohën në Gjakovë dhe si ju shohin shoqëria si një vajzë të njohur tashmë për publikun?
Elza: I kam mbush 18 vjet dhe jam në Shkollën e Mesme Profesionale Gjon Nikollë Kazazi në Gjakovë, në drejtimin Teknologji Informative...Në përgjithësi shoqërohem me njerëz të thjeshtë që nuk i përkasin modelimit dhe më të cilët kaloj shumicën e kohës në shkollë dhe jashtë shkollës.
Rozë: Sa ka lidhje teknologjia me spektaklet e bukurisë?
Elza: Nuk kanë ngjashmëri. Gjithmonë kam dëshirë që të merrem me teknologji, sidomos pse në teknologji gjithmonë ka risi të reja. Kam qenë gjithmonë e interesuar që të mësoj për gjëra të reja. Për këtë arsye, kam pasur dëshirë që të vazhdoj në këtë drejtim, edhe pse ka shumë pak ngjashmëri me modelimin. Por, unë besoj se në të dy këto sfera do të arrij suksese të konsiderueshme.
Rozë: Çka planifikon të studiosh pas shkollës së mesme?
Elza: Kam menduar që të regjistroj ndonjë fakultet në Prishtinë, por ndoshta, nëse me jepet rasti, të vazhdoj shkollimin jashtë vendit. në mënyrë që të arrij një dije më të lartë. Shpresoj që të arrij të përfundoj studimet jashtë vendit. Në të njëjtën kohë mendoj që të merrem edhe me modelizëm.
Rozë: Ke vetëm 18 vjet. Ke menduar që të kesh ndonjë të dashur, apo e konsideron veten ende të re?
Elza: Jam shumë e re, kështu që ende nuk kam menduar për dashurinë. Por, shkolla dhe modelimi kërkojnë shumë kohë, atëherë normalisht se nuk kam pasur shumë kohë që të mendoj për dashurinë, njëherë për njëherë.
Rozë: Çka mendon për vajzat e Gjakovës? Janë të bukura dhe të suksesshme?
Elza: Po! Gjakova ka vajza shumë të bukura, pasi që shumica e tyre janë edhe modele. Të gjitha kanë arritur sukses dhe mendoj se ka shumë vajza të tilla.
Rozë: Sa ju lodhin sfilatat dhe modelimi?
Elza: Modelizmi është pak i lodhshëm, por të sjellë shumë kënaqësi, pasi që mund të udhëtosh nëpër vende të ndryshme dhe kështu të njihesh me kultura të ndryshme. Të njohësh njerëz të rinj dhe të përgatitë shumë për jetën. Për këtë do kisha dashur që vajzat e Kosovës të mos zhgënjehen asnjëherë, por të kenë një vetëbesim më të madh për veten.