Rikthehen verdheblutë, kuqezinjte ulin kokën

Elbasani arriti më në fund fitoren e parë në tri javët e para të kampionatit kur mundi jo pa vështirësi Flamurtarin 2-1, në një takim ku të tri golat u shënuan në pjesën e parë. Albert Kaci shënoi në minutën e 5-të, për tu dyfishuar rezultati pas 7 minutash nga Engert Kuci, që shnëoi edhe golin e tij të dytë për këtë sezon. Elbasani ishte "ngjyrosur" me agresivitetin dhe grintën që e shoqërpi gjatë gjithë sezonit të kaluar, reflektim edhe i ndeshjes së humbur 3-0 me Shkumbinin një javë më parë, ndërfsa Flamurtari "notonte" ende nën ekstazën e fitores së bujshme me Apoloninë (4-0). Ekipi i Agim Canaj ishte i shpërqendruar në mesfushë, ku as nigeriani Pandong dhe kongoloezi Bokotola nuk mundën të krijonin raste për dy sulmuesit vlonjatë: Fjodor Xhafa dhe Roland Nënaj. Në minutën e 32-të Flamurtarin shënoi edhe golin e nderit me anë të të zakonshmit Roland Nënaj, që ekzekutoi bukur një goditje dënimi. Topi u përplas mbi barrikadë dhe përfundoi në rrjetë edhe pas përpjekjeve të portierit Elvis Kotori. Ky gol ishte i katërti për vlonjatin Nënaj, që tashmë ndodhet me vetëm një gol më pak se kryesuesi Hamdi Salihi (5).
Elbasani, tashmë në kuotën e katër pikëve, të mërkurën do të përballet në Kupë me Dajtin në Kamëz, ndërsa Flamurtari që pësoi humbjen e dytë në tre javë, do të udhëtojë në Burrel për ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë
BILANCI MIDIS DY EKIPEVE
113 ndeshje: 4 fitore Elbasani, 26 barazime, 44 fitore Flamurtari. Golat: 128-134