E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minxholli përfshin Henry në përgjegjësinë e “Gërdecit”

TIRANE- Drejtori i punishtes së demontimit të municioneve në Gërdec, Dritan Minxolli përfshin në përgjegjësi edhe kompaninë amerikane SAC . Në dëshminë e dhënë sot në Gjykatën e Tiranës për procesin “Gërdeci” Minxolli u shpreh se për barutin ishte i interesuar vetë amerikani, Patrik Henry, bosi i kompanisë SAC. Ky i fundit kishte lidhur kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes për marrjen e barutit. Patrik Henry, ka ardhur në Gërdec me datat 7 dhe 8 mars dhe së bashku me Rod Tejlor ka inspektuar fabrikën dhe nuk ka sjellë asnjë shqetësim. Sipas Minxollit sasia e barutit do të largohej nga Patrik Henri brenda muajit mars nëpërmjet një anije izraelite të marrë me qera. Një ditë para tragjedisë, Dritan Minxolli deklaroi se është takuar me Mihal Delijorgjin dhe Patrik Henrin në zyrën e biznesmenit Alb-Demil. Aty Patrik Henry u ka kërkuar gjithë bilancet e punës se kryerja gjatë 2 proceseve të demontimit. Në sallën e gjyqit dëshmuan edhe 5 punonjës të tjerë. Haxhi Hoxha një nga ish punonjësit e fabrikës së Gërdecit deklaroi sot në gjykatë se shpërthimi në fabrikën e demontimit në Gërdec erdhi si pasojë e saldimit të një karrocë. Sipas tij, karroca është salduar nga Qemal Deliu ndërkohë nuk kujton personin që e ka kthyer sërish në fabrikë. “Karroca mori flakë sapo ra në kontakt me barutin, në një kohë që brenda saj nuk ishte hedhur ende barut” tha Hoxha duke konfirmuar pistën e Prokurorisë së Gërdeci është një gabim njerëzor. Më herët trupi gjykues vendosi që në Gërdec të mbërrijë një ekspert oficerët e policisë gjyqësore si dhe avokatët për të bërë ekspertimin fotografi i në vendit ku dyshohet se janë gjetur mbetjet e një saldatriceje provë e re kjo e sjellë nga Prokuroria. Saldatricja me të cilën dyshohet se është salduar karroca ditën e ngjarjes u gjet më 8 janar 2010 nga forcat e ushtrisë gjatë pastrimit të zonës. Në tragjedinë e Gërdecit gjetën vdekjen 26 persona, u plagosen 300 të tjerë, ndërsa akuzohen 29 persona. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›