E Diel, 1 Nëntor 2026

Minxolli Une asnje kontakt per municionet me Ministrine e Mbrojtjes

Deklarimi Furnizimi behej nga Forcat e Armatosura. Te pandehurit shfajesojne veten faji u atribuohet Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem

Te pandehurit e arrestuar dhe jo nisin te mbrojne veten dhe tu atribuojne pergjegjesine te tjereve perkatesisht Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem. Procesi gjyqesor per Gerdecin ka vijuar me tri deklarime te gjitha lidhur me provat e paraqitura nga prokuroria gjate seancave te kaluara. Kane qene fillimisht ish-drejtori i fabrikes Dritan Minxolli i cili ka deklaruar se per municionet nuk ka pasur asnje lloj kontakti me Ministrine e Mbrojtjes dhe se furnizimi i perditshem eshte bere me grafik te pergatitur nga Forcat e Armatosura. Me tej e ka marre fjale i pandehuri tjeter i arrestuar Ylli Pinari i cili deklaroi se nuk kishte asnje lidhje me Henry ne perzgjedhjen e kompanise se tij dhe se cdo gje ishte bere nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem. Sipas tij detyra e ndermarrjes se drejtonte ishte vetem te paraqiste propozimet dhe te zbatonte urdhrat e nxjerra nga Ministria. I fundit qe dha deklarime ne emer te klientit te tij Shkelzen Madani ka qene avokati i tij Hysni Beti. Ai deklaroi se pozicioni qe ka pasur ne vleresimin e municioneve Madani ka qene i thjeshte si anetar komisioni. Cmimet ishin percaktuar ne nje vendim te vitit 2003 kohe ne te cilen ka qene minister Majko.

Minxholli Per municionet asnje kontakt me Ministrine e Mbrojtjes

Me fillimin e seances se djeshme gjyqesore fjalen i pari e ka marre njeri nga te pandehurit e arrestuar Dritan Minxolli i cili ka bere te ditur para gjykates se personalisht nuk i kishte derguar asnje kerkese Ministrise se Mbrojtjes per municione per sa kohe ka qene drejtues i fabrikes se demontimit ne Gerdec. Deklaroj se personalisht per gjithe periudhen kohore qershor 2007-mars 2008 nuk i kam derguar asnjehere Ministrise se Mbrojtjes ndonje kerkese perpiluar apo firmosur nga une per kalibrat. Programin e grafikun e sasive ditore te municioneve e benin Forcat e Armatosura dhe me mjetet e tyre ushtarake dhe nen shoqerimin e Policise Ushtarake sillnin dhe depozitonin ne menyre te pavarur ne ambientet e atij territori ushtarak kryhej ne baze te urdhrit 550 te Ministrise se Mbrojtjes - vijoi deklarimin e tij ish-drejtori i fabrikes duke shtuar se as personalisht dhe as verbalisht por edhe as me shkrese per asnje moment nuk kam qene pjese e ketij grafiku levizjesh te municioneve nga depot drejt territorit ushtarak te Gerdecit.

Pinari Shtabi dhe ministria u moren me Henryn

Ish-kreu i ndermarrjes shteterore ushtarake Meico ka paraqitur dje pretendimet e tij lidhur me provat e paraqitura nga organi i akuzes. Sipas tij lidhur me rezervat qe ka shprehur nje nga drejtoret e Shtabit te Pergjithshem per vendin e zgjedhur fillimisht per demontimin Berzhite dhe mendimin e tij kunder nuk ka pasur asnjehere dijeni dhe se keto bisedime dhe korrespodenca jane bere vetem mes drejtoreve te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem. Ne zyrat e Meico-s mund te vertetohet se nuk ka pasur asnje korrespodence per kete teme deklaroi Pinari. Madje Pinari shkon me tej ne sqarimet e tij duke deklaruar se pretendimet dhe rezervat e Bardhyl Hoxhes nuk jane diskutuar gjate takimit me Patrick Henryn me 18 janar 2007 ne zyrat e Ministrise se Mbrojtjes ku drejtori Hoxha ka qene i pranishem. Kjo sipas te pandehurit Pinari verteton se Meico e kishte perfunduar punen dhe me propozimin e Henry merreshin tashme strukturat vendimmarrese. Ministria e Mbrojtjes eshte shprehur e interesuar per kete projekt dhe kerkoi me shume te dhena per kete projekt-propozim. Pra po merrej vete Ministria e Mbrojtjes me Shtabin Meico perfundoi pune - vijoi argumentet e tij Pinari. Me tej i pandehuri ka renditur nje sere argumentesh pse rrezonte disa pretendime te akuzes per procedurat e metejshme te ndjekura per kete proces nderkohe qe perfundoi se te gjithe procedurat e vleresimit studimit saktesimit kontrollit te gjithe firmave qe kerkojne te operojne ne Ministrine e Mbrojtjes jane subjekt i nje verifikimi ne baze te rregullave te ministrise e cila jep ose jo lejet per fillimin e nje aktiviteti si ai i demtonimit apo eksporteve. Detyra e Meico-s eshte paraqitja rigoroze e cdo propozimi dhe ne fazen e dyte zbatimi i urdhrave qe dalin per kete qellimin nese i ngarkohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›