E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet i riu ne qender te Shkodres

Policia arreston autorin e krimit pas perleshjes me te. Tre vjet me pare xhaxhai i viktimes ka vrare vellain e autorit.

Nje i ri eshte ekzekutuar ne qender te qytetit te Shkodres dhe dyshohet se shkak ka qene hakmarrja ndaj nje krimi tjeter te ndodhur tre vjet me pare xhaxhai i viktimes se djeshme ka vrare vellane e autorit. Megjithate po hetohet per zbardhjen e detajeve te plota te krimit. Ngjarja ndodhi rreth ores1300 te dites se djeshme ne lagjen Vasil Shanto te qytetit Shkoder pikerisht ne nje nga rrugicat e kesaj lagjeje ne vendin e quajtur Gjuhadol.

Ne rrethana te papritura atje u vra me arme zjarri tip pistolete 28-vjecariDritan Prroni banues ne Shkoder. Ka qene e shpejte mberritja e forcave te policise ne vendin e ngjarjes te cilat jane vene ne ndjekje te menjehershme te autorit. Ky i fundit qe sipas policise eshte 21 vjec dhe quhet Mark Prroni-Njeza ne ikje e siper eshte detyruar te perleshet me njerin prej policeve qe i eshte vene pas hap pas hapi. Gjithcka ka zgjatur pak minuta dhe autori i dyshuar per vrasjen e Dritan Prronit u vendos ne pranga. Sipas njoftimit te policise lokale si rezultat i nderhyrjes se shpejte dhe veprimeve taktike te efektivave policore eshte bere i mundur rreth 100 metra larg vendit te krimit neutralizimi kapja dhe arrestimi ne flagrance i te vetmit te dyshuar si autor i ngjarjes se bashku me armen e krimit tip pistolete. Mark Prroni 21 vjec banues ne fshatin Botic rrethi Malesi e Madhe u kap nga nje prej policeve qe iu afrua ne ndjekje dhe arriti ta neutralizonte vetem pas nje perleshjeje qe zgjati per pak kohe.

Nga veprimet e para hetimore te kryera nga ana e policise rezulton se viktima pasi eshte qelluar nga Mark Prroni eshte munduar ti shmanget atij dhe ka tentuar te hyje ne nje lokal privat aty prane ku dhe ka nderruar jete. Per me teper si pasoje e kesaj ngjarjeje ka mbetur i plagosur pa rrezik per jeten nje banor i kesaj lagjeje teksa po kalonte rastesisht ne ate zone. L. M. 59 vjec ka marre plage ne kembe dhe eshte derguar menjehere ne spitalin rajonal Shkoder ku dhe po merr ndihmen e duhur mjekesore jashte rrezikut per jeten. Nga ana e policise behet e ditur se po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave dhe motivit te krimit. Burime te metejshme bene me dije se materialet ne ngarkim te Mark Prronit do ti kalojne per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Shkoder per veprat penale Vrasje me dashje Plagosje me arme zjarri si dhe Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›