Murinjo: Ronaldo, model si duhet te punojne te tjeret
Trajneri i Realit te Madridit, Hoze Murinjo i ka cuar nje kompliment homologut te tij, Aleks Ferguson per punen qe ka bere ne lidhje me talentin e skuadres, Kristiano Ronaldo, gjate kohes qe futbollisti portugez ishte pjese e “Djajve te Kuq”. Ish trajneri i Celsit tha se Kristiano Ronaldo eshte nje shembull i mire per te gjithe futbollistet e tjere dhe per kete ka nje merite te vecante edhe trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson.
- “Dua te shtoj se ka pak trajnere me te cilet mbaj miqesi dhe nje prej tyre eshte trajneri Aleks Ferguson. Kam folur me Fergusonin, ne lidhje me Ronaldon. Ai me tha se cuni, keshtu e quante, ka kaluar nje periudhe te shkelqyer jo vetem ne fushe, si dhe ka punuar shume per tu ngjitur ne nivele te larta. Mendoj se eshte impresionuese, sepse nuk punon askush tjeter me shume se Ronaldo,” - theksoi Hoze Murinjo. - “Kam pasur shume lojtare me eksperience kur isha pjese e ekipit te Interit te cilet ishin me te vjeter, si dhe ishin shembuj per te tjeret. Havier Zaneti, Ivan Kordoba dhe Marko Materaci benin gjithmone ate qe duhej ne stervitje. Ketu kam Kristianon, i cili me ndihmon shume sepse nga menyra si ai punon, te tjeret mund te mesojne prej tij.” Ne lidhje me merkaton e veres, trajneri i Realit te Madridit tha se duhen edhe dy perforcime, nje ne mbrojtje dhe nje lojtar tjeter ne repartin e sulmit. - “Pervec se duhet te gjej nje mbrojtes, gjithashtu dua qe te shtoj edhe nje sulmues ne ekip. Nje sulmues i ri do te ishte i mirepritur. Me mire do te blija nje sulmues, se te kushtezohesha nga opsionet ne fund te gares,” - theksoi Hoze Murinjo. - “Aktualisht kam dy sulmues, Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema, per pozitat sulmuese. Gjithsesi preferoj qe ti jap Ronaldos me shume liri, ne fushen e blerte. Ai ka nje talent te pabesueshem dhe mendojme se do te na ndihmoje shume.” Portugezi, i cili njihet si nje prej trajnereve me te mire nga ana taktike foli edhe per blerjet e reja te ketij sezoni. - “Pedro Leon dhe Angel Di Maria jane lojtaret tipike qe nuk i kemi ende ne skuader. Reali ka luajtur vazhdimisht ne qender te mesfushes gjate sezonit te fundit, sepse nuk ka pasur lojtare krahu. Lojtaret e afruar gjate diteve te fundit i kane dhene dicka te re ekipit tone.” Reali pretendon te fitoje gjithcka kete sezon, pas afrimit te nje trajneri me emer ne arenen nderkombetare.