Martini, debutim me humbje

(ALBANIA SPORT) – Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, e nisi me humbje debutimin e tij në krye të stolit shkodran. Trajneri i tretë sezonal i kuqebluve humbi 2-1 sfidën me Shkumbinin në Peqin (java 18). Edhe paraardhësi i tij, Roland Luçi kishte humbur në debutimin e tij në ndeshjen kundër Flamurtarit (2-0, java 6). Edhe trajneri i parë i Vllaznisë gjatë këtij sezoni, Hasan Lika (aktualisht drejton Apoloninë), humbi 2-0 me Besën në javën e parë të Kampionatit të 71-të Kombëtar (2009-2010).
Përparim Daiu i Shkumbinit është i vetmi nga tetë trajnerët zëvendësues të këtij sezoni që e ka nisur me fitore debutimin e tij. Trajneri i tretë sezonal i peqinasve regjistroi një fitore të bujshme 4-0 me kryesuesen e kampionatit, Dinamon, në javën e 16-të të Kategorisë Superiore, e që përkoi edhe humbjen parë të bluve.
Duke parë ecurinë e trajnerëve zëvendësues nga shfaqet kjo panoramë. Kristaq Mile, pasuesi i Gugash Maganit te Shkumbini, humbi me Apoloninë në Fier (1-0, java 3). Vetë Magani, i cili zëvendësoi te Flamurtari, Eqerem Memushin dështoi në Ersekë me Gramozin (2-0, java 5). Ndryshim bën vetëm pasuesi i Ilir Qirjakos te Gramozi, Agim Canaj, ky i fundit e nisi me një barazim në stolin e kolonjarëve kundër Besës (0-0, java 6). Alban Tafaj, i cili zëvendësoi te Tirana kroatin e larguar Ilija Lonçareviç, pësoi humbje 2-1 me Dinamon në “Qemal Stafa (2-1, java 7). Pasuesi i boshnjakut Esad Karishik te Apolonia, Hasan Lika, humbi me Dinamon në kryeqytet (3-2, java 11).
TRAJNERET DHE
NDESHJET NE DEBUTIM
Kristaq Mile (Shkumbini)
Java 3: Apolonia-Shkumbini 1-0
Gugash Magani (Flamurtari)
Java 5, Gramozi-Flamurtari 2-0
Agim Canaj (Gramozi)
Java 6: Gramozi-Besa 0-0
Roland Luçi (Vllaznia)
Java 6: Flamurtari-Vllaznia 2-0
Alban Tafaj (Tirana)
Java 7: Dinamo-Tirana 2-1
Hasan Lika (Apolonia)
Java 11: Dinamo-Apolonia 3-2
Përparim Daiu (Shumbini)
Java 16: Shkumbini-Dinamo 4-0
Edi Martini (Vllaznia)
Java 18: Shkumbini-Vllaznia 2-1
SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE
Shkumbini: Gugash Magani (nga java 1-2); Kristaq Mile (nga java 3-15). Përparim Daiu (nga java 16)
Flamurtari: Eqerem Memushi (nga java 1-4); Gugash Magani (nga java e 5-të)
Gramozi: Ilir Qirjako (nga java 1-5); Agim Canaj (nga java e 6-të).
Vllaznia: Hasan Lika (nga java 1-5); Roland Luçi (nga java e 6-të); Edi Martini (nga java 18)
Tirana: Ilija Lonçareviç (nga java 1-6); Alban Tafaj (nga java e 7-të)
Apolonia: Esad Karishik (nga java 1-10); Hasan Lika nga java e 11-të.
Skënderbeu: Gerti Haxhiu (nga java 1-17); Andrea Marko (nga java 18)
Burimi: Albania-sport.comE Shtune, 23 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili