E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore U-19, Kosovë – Shqipëri 1-1

Miqësorja e dytë ndërkombëtare në mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për kategorinë U-19 është mbyllur në barazim me rezultatin 1 me 1. Gentrit Begolli shënoi i pari për Kosovën në minutën e 30-të, barazoi për Shqipërinë, Edon Hasani, në minutën e 40-të.

Takimi i zhvilluar në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, i cili luhej një ditë më pas finales së Kupës së Kosovës, është ndjekur me shumë interes nga tifozëria vendasae.

Kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga trajneri i tyre Ramadan Shehu ka dalë në fushë me këtë formacion: Kushtrim Abdullai, Antonio Marku, Mato Qëndro, Hermes Lamaj(Françesko Tirana 46’), Renald Shehu, Eni Imami(Florind Bardulla 46’), Grigol Topalli, Edon Hasani, Emilian Musta(Eugen Shima 75’), Jurgen Kulli, Ariel Shtini(Erdi Rrapaj 46’)-(Françesko Jazexhiu 53’)

Pasi kishin humbur takimin e parë në Tiranë me rezultatin 1 me 2, futbollistët kosovarë të drejtuar nga trajneri i tyre Ramiz Krasniqi kanë kërkuar fitoren në fushën e tyre. Pas një krosi të dhënë nga krahu i majtë, kosovarët kanë arritur të shënojnë në minutën e 30-të me anë të futbollistit të tyre më të mirë Gentrit Begolli.

Ndërkohë, kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku Shehu duke mos u pajtuar me disavantazhin janë kundrapërgjigjur menjëherë me një presion në portën kundërshtare.

Në të 40-tën minutë fitojnë një goditje dënimi në krahun e majtë të sulmit të tyre, të cilën e ekzekuton me mjeshtri shkodrani Edon Hasani duke e dërguar topin drejtpërdrejt në rrjetë duke i çuar skuadrat në dhonat e zhveshjes në barazim 1 me 1.

Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, rezultati i barabartë 1 me 1 ka qëndruar në fuqi deri në përfundim të ndeshjes.

Në kuadrin e përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian të futbollit për U-19, në harkun e një muaji, përfaqësuesja e Shqipërisë U-19 ka qenë e angazhuar në një sërë ndeshjes, si dy miqësoret ndërkombëtare me kombëtaren U-19 të Malit të Zi, ku fitoi 3 me 2 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe barazoi 0 me 0 në kryeqytetin malazez Podgoricë, ballafaqimi me kombëtaren e madhe të Kuzhes në Luz të Kavajës ku u mund 0 me 4, pjesëmarrja në Turneun Ndërkombëtar të Kroacisë me tre humbje minimale, dy me rezultatin 0 me 1 dhe një 2 me 3, dhe së fundi dy miqësoret ndërkombëtare me kombëtaren U-19 të Kosovës, të cilat rezultuan me bilanc pozitiv, fitore në stadiumin “Selman Stermasi” të Tiranës 2 me 1 dhe barazim në Prishtinë 1 me 1.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›