Miqësore U1.9, Shqipëri –Kosovë 2-1

Shqipëria U-19 fitoi 2-1 me homologen e saj nga Kosova, në takimin e zhvilluar në stadiumin e dytë të kryeqytetit, “Selman Stërmasi”.
Pjesa e parë përfundoi pa gola. Argent Mustafaj i Kosova U-19 shënoi i pari në minutën e 55-të. Ariel Shtini barazoi 1-1 në minutën e 70-të. Golin e fitores e shënoi mbrojtësi Renald Shehu (Modena, Itali).
Të hënën e ardhshme, më 7 qershor, do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Prishtinë.
Pak ditë më parë, Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Ramadan Shehu, i humbi të tri ndeshjet në kuadër të turneut të Kroacisë, ku merrnin pjesë 16 skuadra të ndara në katër grupe me nga katër skuadra.
Shqipëria ndodhej në një grup me Saturn FC, Dinamo Zagreb dhe Istria.
Sipas www. albania-sport.com, Shqipëria humbi ndeshjen e parë 1-0 me Saturn FC, të dytën kundër Dinamos së Zagrebit 3-2 (kryesonte 2-1) dhe të tretën e të fundit me Istria 1-0.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili