E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ndërkombëtarizohet” Vllaznia në prag të Napolit

Vllaznia është në pritje të një futbollisti ganez, por që aktivizohet në Turqi me Hacettepe, skuadër për të cilën nënshkruan edhe Xhevair Sukaj, Gilman Lika e Admir Teli.
Ganezi 23-vjecar quhet James Boadu dhe mund të vijë në Shkodër në formën e huazimit. Mesa duket klubi shkodran është binjakëzuar me atë turk.
Vllaznia kohët e fundit po merr gjithnjë e më shumë ngjyra ndërkombëtare, pasi aktualisht në skuadër janë dy kroatë: Marko Bashic e Jurica Puljitz, si dhe sulmuesi cek Mirosllav Kausen. Në skuadrën shkodrane militon nga sezoni i kaluar edhe kosovari Ilir Nallbani.
"Conto TV", televizioni me pagesë italian do të transmetojë ndeshjen për llogari të shikuesve italianë, ndërkohë që oferta e blerjes së të drejtës televizive shkon në 300 mijë euro.
Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj ka premtuar një atmosferë spektakolare në takimin kundër Napolit, në takimin e parë të skuadrës shkodrane ndaj një ekipi të Serisë A italiane.
Cmimet e biletave për ndeshjen Vllaznia-Napoli: 12 mijë lekë të vjetra biletat në tribunën qendrore, 7 mijë në ato për karshi dhe 5 mijë lekë ato prapa portës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›