Partite e vogla te se majtes ne pritje te fteses se Rames per bashkeqeverisjen
Pritshmëritë e aleatëve të vegjël janë të mëdha, sidomos pas përjashtimit që iu bë në përfaqësimin në rang ministri në ekzekutivin e ri që do të drejtojë Rama. Emra të njohur mes socialistëve si ish-presidenti I Republikës, Rexhep Meidani, kanë pohuar publikisht se Rama duhej të kishte shpërbluar me nga një ministri aleatë si Skënder Gjinushi apo Paskal Milo, të cilët pavarësisht nga numri I votave të marra më 23 qershor, kanë qëndruar pranë PS-së gjatë viteve të ashpra të opozitës.
Por në formimin e qeverisë së re, Rama nuk respektoi as marrëveshjen që vetë kishte firmosur me aleatët, sipas të cilës PBDNJ e Dules dhe PKDSH e Frrokut duhet të kishin nga një dikaster pasi arritën të fusnin në parlament nga një deputet.
Tjetër fakt që mund të shqetësojë Kryeministrin e ardhshëm në ndarjen e zv/ministrave është aleanca me Spartak Ngjelën. Avokati kishte pretenduar publikisht se kishte një marrëveshje me Ramën për të drejtuar ministrinë e Drejtësisë, e cila në fund i shkoi LSI-së.
Refuzimi që Ngjela i bëri postit të një ministri pa portofol lë të mendohet se vështirë do të pranonte atë të një zv/ministri. Paskal Milo gjithashtu e ka bërë të ditur se nuk zbret nga niveli i postit ministror dhe gjasat janë që edhe Gjinushi t’u bashkohet qëndrimeve të tyre.
Por kjo nuk do të thotë se do të refuzojnë karriget e zv/ministrave, të cilat mund t’u kalojnë emrave të tjerë në partitë përkatëse.