Bie Berisha, mbetet Sukaj

Kampioni australian Brisbane Roar, për të cilën skuadër luan Besart Berisha, është eliminuar nga Liga e Kampionëve e Azisë. Kjo pasi ekipi nga Australia të mërkurën nuk ka mundur të nxjerrë më shumë sesa një barazim përballë Beijing Guoan 1:1 në kuadër të Grupit F.
Golin për Brisbane Roar e ka realizuar pikërisht sulmuesi kosovar në minutën e 15-të, me ç’rast Berisha arriti në kuotën e 23 golave sa i ka shënuar gjithsej në këtë edicion me ekipin australian, i cili nuk e shënoi asnjë fitore në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve të kontinentit aziatik.
Për dallim prej Berishës, sulmuesi tjetër shqiptar Xhevahir Sukaj me skuadrën e tij Sepahan janë kualifikuar nga faza e grupeve, madje si lider i grupit përkatës.
Për këtë merita të mëdha ka edhe Sukaj. Ai e ka shënuar golin e parë për kampionin iranian në minutën e 19-të në fitoren prej 2:1 përballë Al Ahli.