E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Fëmijët jetim paga si policët

“Sot është nisur nga Ministria e Brendshme, një projektligj që do ta miratojë Kuvendi i Shqipërisë, me të cilin do t’i jepet trajtimi çdo familjeje deri sa çdo fëmijë e familjes të arrijë moshën 18 vjeçare sikur punonjësi, oficeri i policisë i rënë në krye të detyrës të ishte i pranishëm pranë jush, duke përfshirë këtu edhe rritjen në grada që do të përfitonte gjatë gjithë periudhës së karrierës së tij”, deklaroi Basha gjatë një feste për fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.Basha shtoi se në projektligj parashikohet që duke nisur nga mosha 18 vjeçare, fëmijët e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës të përfitojnë deri në përfundim bursat për studime të plota universitare në universitetet e Shqipërisë. Ministri Basha theksoi se kjo nismë ligjore nuk është dhuratë, por një detyrim ndaj atyre punonjësve të policisë që nuk u ndalën as ndaj rrezikut më të madh, rrezikut për jetën, dhe e flijuan atë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›