Miqesorja me Maqedonine luajme per fitore

Drejtuesit e kombëtares shqiptare të futbollit presin fitore në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë, që do të zhvillohet të martën në stadiumin ‘Goce Dellcev’, në qytetin e Prilepit.
Trajneri i skuadrës kuq e zi, bosnjaku Xhemal Mustedanagic shpreson nga futbollistët e tij një lojë cilësore. Fusha ku do të zhvillohet ndeshja nuk është e nivelit të lartë, por kjo sipas strategut bosnjak nuk do të përbëjë problem për skuadrën e tij, pasi në të njejta kushte do të luajë edhe skuadra kundërshtare.
”Ne kemi luajtur një ndeshje të vështirë, por cilësore kundër Azerbejxhanit, të cilën fatkeqësisht e kemi humbur. Megjithatë, unë si trajner, pas KombëtarjaShqipëria humb dhe me Azerbajxhanin Kombëtarja, optimiste...por pa trajnerKombëtarja mbetet pa trajner takimit kam qenë në një farë mënyrë i kënaqur sepse skuadra ka lujatur në një nivel të lartë. Pres që edhe nesër kundër Maqedonisë të luajmë një lojë kualitative. Shpresojë që këtë herë, ndryshe nga Azerbajxhani, të kemi pak fat. Duhet të luajmë mirë për publikun dhe veten e të tentojmë të fitojmë”, deklaroi Xhemo.
Edhe pse nuk pret mbështetje nga fansat shqiptarë, kapiteni i kuq e zinjve, Lorik Cana, tha se në skuadrën e tij mbizotëron një dëshirë e madhe për ta fituar këtë ndeshje.
”E dimë që nuk është ë lehtë sepse Maqedonia në vendin e vet është një kundërshtar shumë i mirë, që ka vendosur në vështirësi shumë skuadrave të mëdha. E dimë që do të jetë vështirë në një qytet që ata do të kenë një mbështetje të madhe, por ne kemi shumë dëshirë të arrijmë një rezultat të mirë, për të mbyllur një ecuri negative të përfaqësueses”.
Në anën tjetër, Maqedonia e John Toschak ka shumë probleme në formacion. Për shkak të dëmtimeve, do të mungojnë disa lojtarë kyç si Goran Pandev, Goran Popov e Nikolce Noveski.
Në historinë e përballjeve midis dy përfaqësueseve, Maqedonia ka një bilanc pozitiv me Shqipërinë. Në shtatë takime, të gjitha miqësore, Shqipëria ka fituar vetëm një herë, ka barazuar dy dhe humbur në katër raste.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Tevez larg Man. City
Raportet e tensionuara mes Karlos Tevez dhe Mançester Sitit favorizojnë jo pak klubet italiane që janë vënë në ndjekje të sulmuesit argjentinas. Futbollisti 27 vjecar qëndroi në Buenos Aires pa miratimin e drejtuesve të skuadrës angleze dhe sipas medias vendase nuk ka ndërmend të kthehet më në Angli, gjë që e pën të paevitueshëm vendosjen e tij në merkaton e transferimeve të muajit janar.
Platini këmbëngul për “fair play” financiar
Mishel Platinì këmbëngul për ekzekutimin e “Fair Play” financiar. Në një ceremoni ku presidenti i UEFA mori cmimin ‘Il bello del Calcio’ në nder të Xhakinto Faketit, ai deklaroi se nuk duhet që klubet europiane të kenë humbje financiare të mëdha. PSG, “trajneri” , media kritikon Leonardon
Paris Sën Zhermen vihet në qendër të kritikave të medias franceze dhe shkak për këtë u bë pikërisht Drejtori Sportiv i klubit, Leonardo. Rinovimi, Guardiola vendos në 2012-n
Pep Guardiola do të bëjë të ditur vendimin për të qëndrimin ose jo te Barcelona vetëm në muajin janar. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës, trajneri katalanas nuk do të flasë për këtë cështje përpara vitit 2012. Real Madrid, skuadra me më shumë të ardhura
Reali i Madridit është skuadra që siguron më shumë të ardhura në krahasim me klubet e tjera të mëdha në Europë. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La gazzetta Dello Sport’, klubi madrilen vetëm për sezonin 2010/2011 ka regjistruar 480 milionë Euro të ardhura, ndërkohë që bilanci financiar është pozitiv me fitime 32 milionë euro.
Lajmet kryesore
Konfiskohen paketa dhe duhan kontrabandë
Aksion për cigaret, 8 tregtarë në prokurori
“Meta-Prifti”, gjykata pranon 3 ekspertët
Itali, Monti takim me krerët e partive
Nju Jork, policia largon aktivistët
PS: Të ndryshojë buxheti 2012