Serbet e veriut kerkojne shtetesi ruse

Disa shoqata serbe nga veriu i Kosovës i kanë dërguar një letër ambasadës ruse në Beograd, përmes të cilës kanë kërkuar që mijëra serbëve të Kosovës t’u mundësohet marrja e shtetësisë ruse.
Sipas kësaj letre, ky vendim i serbëve të Kosovës vjen si rrjedhojë e revoltës dhe dëshprimit të tyre ndaj pushtetit të Beogradit.
“Ky veprim është një manifestim i pakënaqësisë dhe njëherësh një vërejtje për pushtetin tonë në Beograd, sepse tregon se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë kanë më shumë besim tek një shtet tjetër sesa tek vetë Serbia”, thuhet në letër.
Pak ditë më parë, kryetarët ilegalë të katër komunave veriore të Kosovës, pas një takimi të mbajtur kërkuan të merrnin pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë që do t’i kushtohet Kosovës.
Ata iu drejtuan të ashtuquajturit ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic, me lutjen që të ndihmojë ekzistencën e popullit serb në Kosovë.
Madje, ata bënë të ditur se një kërkesë të tillë do t’ia drejtonin edhe kryeministrit rus Vladimir Putin.
Kryekomunarët ilegalë premtuan rezistencë paqësore, por nga ana tjetër kërcënuan se kurrë nuk do të lejonin ngritjen e kufijve në Jarinjë e Bërnjak.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ashton: Dialogu rifillon së shpejti
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton është shprehur optimiste se bisedimet Prishtinë-Beograd do të rifillojnë së shpejti. FMN: Kosova, e paprekur nga kriza e euros
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se afrimi i kufizuar i Kosovës në tregjet globale e ka mbrojtur atë nga trazirat financiare në krizën e eurozonës, edhe pse monedhë zyrtare ka euron. Pasaportat ruse, Rexhepi: S’kemi informacion
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka reaguar lidhur me lajmin se serbët e Kosovës nga pasiguria kanë filluar të kërkojnë pasaporta ruse në ambasadën e Rusisë në Beograd. Thaci: Presidencialet, ndoshta në 2013
Një takim disa me simpatizantët e partisë së tij në Drenas, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka aktualizuar temën e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë. Krasniqi: Paktet për kufijtë, në Kuvend
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Kosovës duhet të ratifikohen në Kuvend.
Lajmet kryesore
Konfiskohen paketa dhe duhan kontrabandë
Aksion për cigaret, 8 tregtarë në prokurori
“Meta-Prifti”, gjykata pranon 3 ekspertët
Itali, Monti takim me krerët e partive
Nju Jork, policia largon aktivistët
PS: Të ndryshojë buxheti 2012