Miqësorja me Skocinë , Maradona: Aty jam i famshëm
Nga Altin Latifi
Miqësorja me Skocinë më 19 nëntor do të jetë ndeshja e parë e Maradonës në stolin e kombëtares argjentinase. Ai deklaroi në një konferencë për shtyp se do të nisë menjëherë nga puna për ndërtimin e ekipit. Maradona shihet si një idhull në Skoci, për shkak të dy golave ndaj Anglisë në Botërorin e vitit 1986 në Meksikë.
SKOCI- Maradona do ta nisë kundër Skocisë më 19 nëntor aventurën e tij si trajner i kombëtares së Argjentinës. Ka qenë vetë Ish-Pibe de Oro e ka deklaruar një gjë të tillë përpara shtëpisë së tij në Buenos Aires, në një konferencë shtypi të improvizuar. Pasi ka festuar ditëlindjen e tij të 48-të, djaloshi i artë i futbollit argjentinas duket gati për aventurën e tij të re. “E kam pritur me shumë gëzim faktin që do të jem trajner i Argjentinës. Na duhet të nisim menjëherë nga puna”, tha Maradona. Ai shtoi gjithashtu se në Skoci do ta presin mirë, pasi është bërë shumë i famshëm aty me dy golat që i shënoi Anglisë në Botërorin e vitit 1966. Veç kësaj, goli i parë i Maradonës me fanelën e kombëtares ka qenë ndaj Skocisë, në kohën kur ekipi drejtohet nga Cesar Luis Menoti. “Kam bërë një gol atje, në një tur me Menotin. Po shkoj në një vend ku më adhurojnë, pasi kam shënuar ndaj Anglisë. Anglezët dhe skocezët urrehen shumë, pasi kanë derdhur shumë gjak duke luftuar me njëri-tjetrin. Kështu që mendoj se ne do të na trajtojnë mirë. Do të shkojmë aty me skuadrën më të mirë të mundshme që të përgatitemi për takimin me Venezuelën”, deklaroi Maradona. Trajneri i ri i Argjentinës bëri të ditur gjithashtu se do të respektonte marrëveshjen me Barcelonën për të mos grumbulluar Lionel Mesin për ndeshjet zyrtare. Maradona tha se lojtarët e parë që do të vëzhgojë nga afër janë Havier Maskerano dhe Karlos Tevez në Angli. (a.r/balkanweb)