E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlzen Berisha padit gazetën Zërin, kërkon 100 mijë euro

Tiranë- Pasi u akuzua nga media kosovare Zëri për përfshirje në afera kundër Kosovës djali i kryeministrit shqiptar Shkëlzen Berisha ka paditur gazetën në gjykatën e Prishtinës për shpifje dhe dëm moral duke kërkuar një dëmshpërblim prej 100 mijë euro dhe heqjen e artikullit nga faqja online e gazetës.

Në deklaratën për media të avokatëve të Berishës thuhet  se padia është bërë ndaj gazetës Zëri, kryeredaktorit Astrit Gashi dhe gazetarit Enis Veliu.

Nga ana tjetër gazeta thotë se ka provat dhe faktet e mjaftueshme që të vëtetojë ato që ka thënë më 16 Prill në artikullin me titull Sali Berisha me mafinë serbe kundër Kosovës. Ku në brendësi të shkrimit përmendej edhe emri i Shkëlzen Berishës i cili pretendohet se është takuar me biznesmenin serb, Vuk Hamoviç, i cili bashkëpunon me Damir Fazliç. “Zëri” ata se janë takuar në Vjenë të Austrisë me Shkëlzen Berishën.

Madje gazeta në artikullin e saj shkoi më tej kur tha se biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha parash tek instancat e larta shtetërore në Shqipëri për të penguar ndërtimin e linjës së intekonjeksionit mes dy vendeve. Kjo bëri që Serbia të sigurojë monopolin e furnizimit me energji për Kosovën, pasi Kosova fqinjin e sja verior e ka të vetmen rrugë importi.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›