Princi Filip, Duka i Edinburgut, bashkëshorti i përsosur mbretëror
"Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë", thonë feministet. Ndërsa pas çdo gruaje të suksesshme fshihet një bashkëshort i arsyeshëm, që i garanton të gjithë mbështetjen e duhur. Sot, opinionitët britanikë bien dakord në pikën që burrat luajnë rol shumë pozitiv te bashkëshortet që mbulojnë role politike. Janë krenarë për bashkëshortet, përfshihen në ambiciet e tyre dhe madje ndihen të kënaqur të konsiderohen budallenj, më mirë se të përzihen vetë me politikë.
Për bashkëshorten e Kryeministrit britanik, Sara Braun, ashtu si dhe për gruan që me shumë gjasa do ta zëvendësojë në këtë detyrë, modeli i referimit nuk është Sheri Bler, as Norma Meixhor, por Denis Theçer, motoja e të cilit ishte: "Gjithnjë i pranishëm, kurrë aty".
Ndërkohë që mashkulli pionier në rolin e bashkëshortit modern ka qenë Princi Filip, burri i Elisabetës II, i cili këto ditë, në moshën 87-vjeçare, ka kaluar në këtë rol Mbretëreshën Karlotë, bashkëshorten e Xhorxhit III, e cila ndenji përkrah të shoqit për 57 vjet dhe 70 ditë, deri ditën e vdekjes, në vitin 1818. Princi Albert, burri i Viktorias, ishte bashkëshort vetëm për 21 vjet.
Hyrja e Princit Filip në familjen mbretërore, për disa aspekte, ka qenë një përvojë edhe më e keqe se ajo e Ledi Dianës. Në kohët e martesës, në vitin 1947, thirrej me shpoti "Fill greku", apo "Fill gjermani", duke qenë se që të katërta motrat e tij ishin martuar me princa gjermanë, disa prej të cilëve nazistë të bindur. Ka lindur në Korfuz në vitin 1921, u zbua nga ishulli kur ishte veç 10 muajsh dhe në moshën 10-vjeçare nuk kishte shtëpi.
Zotëronte një makinë sportive, në bankë kishte gjashtë sterlina dhe paguhej nga shërbimi në marinën britanike 11 sterlina në muaj. Pa një dyshkë, vërtet, por princ, me një të shkuar të guximshme në Marinën Mbretërore, njëherësh edhe kushëri i Elisabetës. Ashtu si edhe Diana, ishte një biond i pashëm e mjaft tërheqës, gjë që konfirmonte frikën e ish-vjehrrit - të përforcuara nga raportet e shërbimeve sekrete - se vështirë të ishte bashkëshort besnik. Edhe ai, ashtu si Diana, ndihej i jashtëm në botën e ngurtë e mbytëse të Uindsorëve.
Deri në vdekjen e parakohshme të të vjehrrit Xhorxhit VI, në vitin 1952, në moshën 56-vjeçare, dhe me transformimin e tij nga burrë autoritar në nënshtetas të Elisabetës, të sapo ngjitur në fron, Filipi kishte ambicie të forta në karrierën në marinën ushtarake, ku pritej të arrinte në majë, ashtu si i gjyshi dhe xhaxhai.
Ngjitja në fron e së shoqes, në vitin 1952, solli ndryshime traumatike në jetën dhe karrierën e të shoqit, për të arritur kulmin në vitin 1956, kur Filipi u largua nga pallati për të nisur një udhëtim gjashtëmujor rreth botës. Kriza ishte përkeqësuar nga fakti se jo vetëm qe përjashtuar nga detyrat e Mbretëreshës si kryetare e shtetit, por se as nuk mund t‘i jepte fëmijëve emrin e tij. "Jam veç një amebë", ka thënë në kulmin e zemërimit në atë kohë. Por në rast se kushtet e tij qenë të përafërta me ato të Dianës, reagimi i tij ishte krejt i kundërt.
Me kthimin nga udhëtimi përreth botës, pasi rivendosi raportin e dëmtuar me Mbretëreshën - fakt i përgënjeshtruar zyrtarisht, gjë që tregonte edhe peshën e rëndë që përbënte për familjen mbretërore - pranoi të përmbushte detyrat që i kërkonte të qenit përkrah Mbretëreshës. "Luhatjet", siç i quajti dikush nga oborri, në vitet ‘50 u lanë mënjanë, dhe u kthyen në atë që dikush tjetër nga oborri e quajti "martesë pune". Në shumë aspekte, mbretëresha dhe i shoqi jetonin jetë të veçuara, kishin interesa të veçuara, zyra të veçuara e stafe të veçuara, por, për habinë e të gjithëve, duke u pjekur së bashku në çdo pikëpamje.
Më parë, ishte Filipi ai që e urdhëronte Elisabetën të dilte nga makina, ndërsa tani, ishte ajo që i thoshte: "Filip, hesht, nuk e ke idenë e asaj që po thua". Një të ftuari mbretëresha i kishte thënë: "Shko tek ai. Nuk i flet askush me gojë". Gjatë mungesës për shkak të krizës së Suezit, ajo pëshpëriste e lehtësuar: "Falë Zotit, Filipi nuk është këtu". Duke nisur nga fundi i viteve ‘60, martesa ishte aq e qëndrueshme sa t‘u rezistonte tronditjeve të forta të shkaktuara nga martesat e bijve.
Ishin kthyer në dy aktorë që recitonin përpara një publiku, me një sjellje që kishte qëllim vetëm mbrojtjen e njëri-tjetrit: besim reciprok, stabilitet reciprok, mirëkuptim reciprok. Secili shihte cilësi te mangësitë e tjetrit. Për Filipin, siç thotë një oborrtar i moshuar, "Mbretëresha është mishërim i ekuilibrit. Ai e admiron për këtë. Dhe për kujdesin e saj ndaj gjithçkaje. Një mizë nuk gjen kurrë kohë të pushojë mbi hundën e saj".
Për Mbretëreshën, duka ka aftësinë dhe lirinë të shprehet lirshëm e pa iu dridhur gjuha në atë mënyrë të cilën nuk ia ka lejuar kurrë vetvetes, për motive si institucionale, ashtu edhe familjare. Një prej miqve më të afërt të familjes mbretërore thotë se ai është "njeri për t‘u admiruar për zgjuarsinë, për shpejtësinë me të cilën arrin te rrënjët e problemit. Një njeri që nuk zgjatet shumë për të arritur në përfundimet e duhura, gati të tregohet pak ortodoks, por dashamirës. U tregua shumë i mirë me Fergion në çastin kur jeta i kishte marrë për keq. Njerëzit që e njohin, e dinë se mund të jetë i ashpër, i pamëshirshëm, tmerrësisht i paedukatë, prepotent, moskokëçarës e kështu me radhë, por është edhe shumë më tepër se të gjitha këto".
Duke qenë se nuk ka asnjë rol zyrtar, Filipi e ka krijuar vetë një të tillë. Është presidenti themelues i "WWF" (World Wildlife Fund, Fondit Botëror për Jetën e Egër), ka krijuar skemën e vet të çmimeve (Award Scheme), në të cilën 225 mijë të rinj nga i gjithë Komunuellthi përballen në sfida fizike e mendore, si dhe është kancelar në Universitetin e Kembrixhit (tepër aktiv dhe i vlerësuar). Ka vizituar 150 vende. Është pjesëtar në 800 organizata dhe vitin që shkoi, pavarësisht moshës e problemeve shëndetësore, mori pjesë në 350 impenjime publike.