Mira Konci, ne skene bashke me femijet
E kursyer ne daljet e saj ne publik, qe si gjithmone kane qene te kuruara me kujdes, kengetarja Mira Konci ka sjelle pa dyshim emocione te vecanta ne skenen e programit "E diela shqiptare". Ajo ka marre duartrokitje te shumta, jo vetem per zerin e mrekullueshem dhe nostalgjine e kengeve te kenduara ne vite, por edhe per faktin se ne skene, bashke me te jane ngjitur edhe dy femijet e saj. Ne rubriken "Artisti ndryshe", kengetarja ka provuar te punoje nje dite ne njesine bashkiake nr. 10. Ne fakt, puna ne administrate nuk ka qene e veshtire per kengetaren-ekonomiste, megjithate ne skene se bashku me dy femijet dhe orkestren e drejtuar nga bashkeshorti i saj Shpetim Saraci, ajo ka dhuruar emocione te gjalla.