E Shtunë, 31 Tetor 2026

ProCredit Bank, kartat e debitit per blerje online

ProCredit Bank, nje nder te parat ne tregun shqiptar, ka prezantuar sherbimet e saj te reja, nje pjese e te cilave vijne si risi ekskluzive, duke mundesuar sherbime te vlefshme qe lehtesojne me shume jeten e qytetareve. Nder sherbimet e reja, eshte pro e-banking. Permes tij, mundesohen transferta kombetare dhe nderkombetare, veteadministrim, kontroll dhe printim i llogarive te cdo klienti pagese direkte te telefonit, celularit, dritave, ujit, postes e sherbimeve te tjera.

Sakaq, per here te pare tregtaret shqiptare mund te ofrojne mundesine e prenotimit online te hoteleve, nepermjet POS per te gjithe klientet, brenda dhe jashte vendit. Nje tjeter sherbim i ri eshte Top Up. Per here te pare rimbushja e telefonave celulare mund te behet nepermjet bankomateve te ProCredit Bank.

Sakaq, kartat e debitit, mundesojne permes sherbimit te ri te ProCredit Bank, blerje online. Kompania njoftoi edhe nje tjeter sherbim te ri, ate te ndryshimit te pin-it (kodit) direkt nga klienti nepermjet ATM-ve. Nje tjeter risi e rendesishme eshte ajo qe do te ofroje kete vit per here te pare nje banke shqiptare, TCR (Teller cash recycller).

Permes ketij sherbimi qe do ta ofroje vetem ProCredit Bank, klientet kane nje arketar automatik. Kjo eshte nje pajisje qe i mundeson klienteve arketimin dhe perdorimin e nje sere produktesh, ne nje sportel te vetem.

"Cudia" e radhes vjen ne produktin e ri "Step up eposit". Ketu ofrohen llogari kursimi me interes te pershkallezuar; me rritjen e shumes se kursimit, rritet dhe perfitimi i klientit.

Nderkohe, risi per bankat eshte futja e sherbimit Western Union, prane te gjitha arkave te ProCredit, duke mundesuar transferta te shpejta ne te gjithe boten.

Nje pike e forte e ProCredit Bank, eshte prezantuar ajo e kredise per biznese. Si risi kete vit vjen kredia deri ne 6 milione leke me aprovim ne pese dite, garanci deri 120 per qind dhe pa hipoteke, deri ne pese vjet kreditim. Por edhe per klientet e tjere jane bere oferta ambicioze. Deri me 14 mars, ProCredit Bank ofron 1 per qind me shume interes per te gjitha depozitat ne leke dhe 0.5 per qind me shume per depozitat ne euro, pavaresisht shumes se depozituar. Ne depozita, ofrohen dhe shumellojshmeri afatesh larg atyre strikte, qe aplikojne bankat e tjera me ngurtesim 6, 12 apo 24 muaj. Per me teper, interesi ne depozitat Prokomfort, ofrohet cdo muaj.

ProCredit Bank gjendet prej 14 vjetesh ne Shqiperi. Aktualisht ajo ka 36 dege dhe agjenci ne te gjithe vendin. Ne to gjenden 143.150 kliente depozitash, ndersa ka 131 milione e 575 mije euro total portofoli kredie. Me 54 bankomate dhe 96 POS, kjo banke nder te parat e tregut shqiptar, ka si aksionere, ProCredit Holding ne masen 80 per qind dhe 20 per qind nga Commerzbank. Banka njoftoi se gjate vitit ne vazhdim, do te hape dhe shtate dege te reja ne vend ndersa do te shtoje dhe numrin e bankomateve.

Sherbimet e reja:

TCR (Teller cash recycller)

Permes ketij sherbimi qe do ta ofroje vetem ProCredit Bank, klientet kane nje arketar automatik. Kjo eshte nje pajisje qe i mundeson klienteve arketimin dhe perdorimin e nje sere produktesh, ne nje sportel te vetem.

"Step up eposit"

Ketu ofrohen llogari kursimi me interes te pershkallezuar: Me rritjen e shumes se kursimit, rritet dhe perfitimi i klientit.

Pro e-banking

Permes tij, mundesohen transferta kombetare dhe nderkombetare, veteadministrim, kontroll dhe printim i llogarive te cdo klienti, pagese direkte te telefonit, celularit, dritave, ujit, postes e sherbimeve te tjera.

Top Up

Per here te pare rimbushja e telefonave celulare mund te behet nepermjet bankomateve te ProCredit Bank.

kartat e debitit

Tani do te mundesojne permes sherbimit te ri te ProCredit Bank, blerje online

Ndryshim i PIN

Kompania njoftoi edhe nje tjeter sherbim te ri, ate te ndryshimit te pin-it (kodit) direkt nga klienti nepermjet ATM-ve

Transferua parash

Nderkohe, risi per bankat eshte futja e sherbimit Western Union prane te gjitha arkave te ProCredit, duke mundesuar transferua te shpejta ne te gjithe boten

Projektet ne komunitet

Dy fushat kryesore qe Procredit Bank ka pasur ne fokusin e tij gjate vitit qe u mbyll, ishin njerezit ne nevoje ku futen te moshuarit, jetimet, kopshtet e cerdhet etj si dhe ambienti. Ne kete fushe eshte dhene ndihmese ne mbjellje pemesh, riciklim mbeturinash, edukim mjedisor etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›