Mira merr pensionin e Slobës

E veja e presidentit të fundit të Jugosllavisë, Slobodan Miloshevicit, Mirjana Markovic, me vendimin e fondit PIO, ka realizuar të drejtën për pension invalidor për bashkëshortin e saj të ndjerë.
Ndaj vendimit të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, Markovic, e cila tashmë jeton në Rusi, menjëherë paraqiti një ankesë, ngase siç theksoi, bashkëshorti i saj kurrë nuk ka qenë invalid, por ka qenë drejtor i Bankës dhe njeriu i parë i shtetit.
Markovic kërkon pension të presidentit, drejtën për të cilin e ka gëzuar bashkëshorti i saj.
“Fondi po përqesh faktet dhe të drejtën, e shpall Miloshevicin invalid dhe injoron faktin se ai ka qenë shef i shtetit. Nuk e dimë se duke u mbështetur në çka kanë konstatuar ata se ai ka qenë invalid”, deklaroi avokati i Mira Markovicit, Zdenko Tomanovic.