E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, 16 mijë policë për ruajtjen e sigurisë

Vala e dhunës dhe plaçkitjeve që ka pushtuar lagje të tëra në Londër është përhapur tani edhe në tre qytete të tjera të mëdha në Britani. Autoritetet po përpiqen të vënë nën kontroll situatën, pas shpërthimit të trazirave më të rënda që nga vitet 1980. Rreth 16 mijë policë do të vendosen në rrugët e Londrës, gati tre herë më shumë se dje, kjo sepse qyteti pritet të përballet me trazira të reja.
 

Plaçkitjet, djegiet dhe dhuna kanë provokuar kaos në Londër, ndërsa janë përhapur edhe në qytete të tjera të Britanisë-Birmingham, Bristol, Liverpul dhe Notingham. Në zonën Hakni të Londrës, vandalizmi rezultoi në një skenë masive shkatërrimesh.

Policia është përpjekur të largojë me forcë njerëzit nga rrugët. Megjithatë, në shumë zona trazirat kanë vazhduar thuajse pa asnjë sfidë nga forcat e rendit. Vandalët kanë qenë të lirë të plaçkisin dyqane e të uzurpojnë banesa.
 

Protestat filluan të shtunën me një demonstratë paqësore në Londër, që më pas mori karakter të dhunshëm. Pjesëmarrësit po protestonin kundër qëllimit me armë zjarri të një banori të Londrës nga policia, në rrethana të paqarta. Që nga ai moment, afro 400 vetë janë arrestuar dhe 69 të tjerë janë shpallur fajtorë për vepra penale. Pritet që këto shifra të rriten.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›