E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Londër, vdes 26-vjeçari

Sot është shënuar viktima e parë pas trazirave të ndodhura në Londër ditët e fundit. Një i ri 26-vjeçar, i cili mbeti i plagosur në makinën e tij, ka vdekur në spital.

Ai është gjetur në lagjen londineze Croydon, në automjetin e tij, me disa plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“Besojmë se grupi mund të jetë përfshirë në një grindje me 9 persona të tjerë. Kjo grindje është përmbyllur me ndjekjen e makinës, ku është vrarë i riu”, ka deklaruar policia londineze.

Pas Londrës natën e së martës pati plaçkitje, zjarrvënie dhe trazira edhe në Birmingham dhe Liverpool. Në qendër të Birmingamit, policia arrestoi 87 të rinj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›