E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursat ne pikiate panik per nje tjeter krize ne SHBA

Bursat europiane kanë shënuar rënie për të 13-ën ditë me rradhë. Që në fillim të ditës së sotme, ato shënuan nivelin më të ulët në 2 vite. Londra shënoi një rënie me 5 %, Daksi me 6, Madridi 3.4 dhe Parisi me 3 %.
Ekspertët thonë se shkak nuk është vetëm kriza e borxheve në Europë, por edhe frika se SHBA mund të përfshihet nga një tjetër krizë.

Sipas tyre, investitorët kanë humbur besimin te politikanët dhe aftësia e tyre për të risjellë ekonominë botërore në binarë.
Shefi i Bankës Qëndrore, Zhan Klod Trishet tha se banka ka nisur blerjen e bonove në tregje, por jo drejtpërdrejt nga qeveritë.

Ai nuk tha se bonot e cilave shteteve po blihen, por me shumë gjasa ato të Spanjës dhe Italisë. Edhe tregjet aziatikë e mbyllën ditën e sotme me rënie. Indeksi Nikei në Japoni ra 1.68, Koreja Jugore ra me 5.3 dhe Hans Seng në Hong Kong me 6 %.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›