Libi, Këshilli i kryengritësve shkarkon qeverinë

Presidenti i Këshillit Kombëtar Tranzitor të kryengritësve në Libi, Mustafa Abdelxhalil ka shkarkuar zyrën ekzekutive. Një zëdhënës i kryengritësve bëri të ditur se Abdelxhalili i kërkoi numrit dy të Këshillit, Mahmud Xhibril që të bëjë ndryshime në ekipin drejtues.
“Është e sigurt se disa anëtarë të qeverisë nuk do të kthehen", tha ai. Xhibrili, ka te kryengritësit funksionin e kryeministrit.
Zyra ekzekutive përbëhet nga 15 anëtarë.
Shkarkimi ndodhë 12 ditë, pas vrasjes së komandantit ushtarak të kryengritëvse, Abdel Fatah Junes. Vdekja e tij solli përçarje të kryengritësve.