Miraka: Komisioni i Figures, gati emrat e te perndjekurve
Rozeta Rapushi
Mazhoranca "le pas dore", verifikimin e pastertise se figurave te zyrtareve. I miratuar bujshem vetem nje muaj me pare, ligji per hapjen e dosjeve, duket se ka mbetur pezull ne Kuvend, per shkak te mungeses se emrave te anetareve qe do te perbejne Komisionin e Verifikimit te Pastertise se Figurave. Zedhenesi i grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumci tha dje per gazeten "Koha Jone", se ende nuk ka emra te perzgjedhur nga grupi me i madh ne Kuvend, per perberjen e ketij komisioni. Ne nje kohe, kur ishin deputetet e djathte ata qe u shprehen te bindur, se komisioni do te ngrihet edhe nese opozita nuk propozon anetaret e saj. "Nuk ka ende emra konkrete. Do te shohim per kete, kalendarin e punimeve te Kuvendit", u shpreh Bumci. Dite me pare, ai u shpreh se brenda kesaj jave, mazhoranca do te depozitonte ne Kuvend emrat e anetareve, ne menyre qe puna me verifikimin e dosjeve te niste sa me pare. Komisioni sipas Bumcit, do te ngrihej dhe pa anetaret e opozites, pasi ato do te kompensoheshin me anetare nga shoqeria civile, Instituti i Integrimit te te Perndjekurve Politike. Por kryetari i ketij instituti, Simon Miraka u shpreh dje per gazeten, se ende ne kete Institut, nuk ka asnje bisedim zyrtar per dhenien e kandidateve, per anetare te Komisionit te Pastertise se Figurave. "Ne jemi te gatshem, te propozojme ne Kuvend, kandidate per te qene anetare te ketij komisioni. Por ende nuk kemi asnje kerkese zyrtare. Thjeshte fjale te bera publike", u shpreh Miraka. Ai theksoi, se ne momentin qe do te kerkohet nje gje e tille nga mazhoranca, pasi opozita nuk do te marre pjese ne kete komision, ish te perndjekurit, jane te gatshem te bashkepunojne dhe te japin kandidatet e tyre. Qendrim ky, qe shpreh qartazi kerkesat e ish te perndjekurve, per te nisur sa me shpejt qe te jete e mundur zbatimi i ligjit per hapjen e dosjeve. Ligji ne fjale, hyri ne fuqi ne fund te muajit janar, pas botimit ne Fletoren Zyrtare. Menjehere pas kesaj, demokratet u shprehen pro zbatimit te menjehershem te tij dhe ngritjes se komisionit, qe do te merrej me verifikimin nje me nje te pastertise se figurave zyrtareve, qe preken nga ligji. Partia Socialiste, e cila ka te drejten e propozimit te anetareve ne kete komision, eshte shprehur ne menyre kategorike se nuk do te marre pjese ne te. Kjo per faktin e vetem se socialistet, e quajne antikushtetues ligjin e miratuar nga mazhoranca ne Kuvend.