Studenti, droge Lazarati ne Greqi
GJIROKASTER - Policia e Gjirokastres ka vene ne pranga nje student dhe ka shpallur ne kerkim 3 persona te tjere, pas sekuestrimit te nje sasie prej 100 kilograme mariuane. Evaris Pasha 19 vjec, eshte vene ne pranga per transportin e lendes narkotike, nderkohe qe i eshte bllokuar dhe nje arme e llojit "Kallashnikov". Policia tha se, ndalimi eshte bere ne kuader te operacionit te koduar "Manastiri" i cili u zhvillua pas informacioneve te marra ne rruge operative, qe nje sasie droge e nisur nga Lazarati, po shkonte ne drejtim te Greqise. "Nga ana e sherbimeve te policise u konstatuan kater persona anes lumit Drino, ne afersi te fshatit Llongo, te cilet ishin te ngarkuar me canta dhe po leviznin ne drejtim vijes se kufirit me Greqine", thane burimet e Policise se Gjirokastres. Pas nje ndjekje te gjate ne nje terren teper te veshtire, ne mesnate, ne vendin e quajtur "Manastiri" fare prane vijes se kufirit, u be e mundur kapja e njerit prej tyre.
Aksioni
Operacioni "Manastiri" eshte zhvilluar gjate nates duke gdhire dita e djeshme. "Ne dispononim informacione se gjate ketij intervali kohe ne drejtim te kufirit te gjelber me shtetin grek mund te transportohej nje sasi lende narkotike", ka thene njeri prej agjenteve te Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar. Ne bashkepunim edhe me efektivat e Policise Kufitare eshte hartuar nje plan i vecante, per goditjen e ketij rrjeti te trafikut te droges me destinacion Greqine. Efektivat e policise jane perqendruar ne zonen kufitare prane fshatit Llongo, ne rrethin e Gjirokastres. "Pas nje kontrollit te imtesishem te zones, anes shtratit te lumit Drino, ne afersi te Llongos ne konstatuam kater persona te cilet ishin te ngarkuar me canta dhe po leviznin ne drejtim te vijes se kufirit me shtetin grek", thote nje prej efektivave, pjesemarres ne kete operacion. "Pas thirrjes sone per te ndaluar tre prej tyre vrapuan per t'u fshehur ne terrenin e pyllezuar nderkohe qe me disa veprime te shpejta ne ndaluam njerin prej tyre, i cili madje ishte i armatosur me nje arme zjarri tip "Kallashnikov", thote nje efektiv i Policise Kufitare.
I arrestuari
I ndaluari ishte Evaris Pasha, lindur ne Tepelene dhe banues ne Memaliaj, student ne vitin e pare, te deges Infermieri ne Universitetin "Eqerem Cabej" ne Gjirokaster. Policia gjithashtu arriti te bllokoje dhe ngarkesen me lende narkotike, e cila transportohej me 4 canta te medha shpine dhe e ambalazhuar ne pako cilindrike te mbeshtjella me leter natriban. Sasia e droges se bllokuar gjate ketij operacioni, llogaritet ne 100 kg e dyshuar si marihuane. Pas ketyre veprimeve policia vazhdoi operacionin per te bere te mundur edhe ndalimin e tre personave te tjere, pjesetare te ketij grupi. Por sipas burimeve policore, te ndihmuar nga erresira e nates dhe terreni i thyer dhe malor ata arriten t'i fshiheshin ndjekjes se policise.
Blerim Kore