E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Prokuroria të nis hetimi i kontrabandës me Greqinë”

Autori i Lajmit: Redaksia

Edhe Shqipëria duhet të hetojë të dhënat mbi 15 mijë raste kontrabande që janë zbuluar nga pala greke në kufirin tonë. Konfindustria, duke marr shkak nga dalja e paradisakohshme e të dhënave në shtypin grek për proçesin hetimor të filluar për kontrabandimin e mbi 15 mijë mauneve në një periudhë të shkurtër kohore 4 vjeçare në disa pika doganore në kufirin ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, kërkon ndërmarrjen e një hetimi të plotë të njëkohshëm mbi ngjarjen në fjalë edhe nga institucionet e ekzekutivit dhe drejtësisë shqiptare.
Nëse të dhënat e publikuara në shtypin grek vërtetohen, kemi të bëjmë me një skandal të përmasave të mëdha dhe me pasoja të rënda financiare dhe ekonomike jo vetëm mbi Greqine, por para së gjithash për Shqipërinë. Pasojat e kontrabandës në përmasa të tilla tepër të ndjeshme shfaqen drejtpërdrejt në:
- rrënimin e prodhimit shqiptar industrial dhe bujqësor në përfitim të prodhimeve greke të importit, që në këtë rast marrin pamjen e politikave të qarta të pandershme të tregtisë ndërkombëtare të ashtuquajtura “dumping”. Është fakt i pamohueshëm, që sidomos prodhimi shqiptar në bujqësi dhe agroindustri është në nivele mjaft të ulta prodhimi si pasojë edhe e konkurencës së egër në çmim të prodhimeve të njëjta të importura në vlera financiare. Gjithashtu theksojmë se importi i përgjithshëm nga Greqia është mbi 650 milion dollare në vit ndërkohë qe eksportet shqiptare janë 10 herë më pak.
- uljen e të ardhurave financiare në buxhetin e shtetit
- në goditjen rëndë të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit si pasojë e largimit të padrejtë dhe të paarsyeshëm të parave të shqiptarëve jashtë Shqipërisë si dhe duke drejtuar investimet e shqiptarëve vetëm në disa fusha të tejngopura të ekonomisë vendore dhe që bëhen shkak për nxitjen dhe thellimin e krizave të brendshme financiare dhe bankare.

Ky lajm është publikuar: 01/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›