Miratimi i 3 ligjeve, Berisha: Po vonohen nga qendrimi konfuz i PS Eva Gjura
Gjate vizites se tij ne Bukuresht ku po zhvillon punimet kongresi i XXI i PPE, Kryeministri Berisha eshte takuar me ish-ministrin e Jashtem italian, si dhe kryetarin e grupit ad hoc ne EPP per politikat e jashtme, z. Franco Frattini. Gjate bashkebisedimit, z. Frattini eshte interesuar per hapat e metejshem te procesit te integrimit, pas raportit pozitiv te Komisionit Europian qe propozoi dhenien e statusit te vendit kandidat per Shqiperine. Nga ana e tij, Kryeministri e ka cilesuar si nje dokument historik raportin dhe vleresoi si te drejta kerkesat e KE per miratimin e tre akteve legjislative para marrjes se vendimit nga Keshilli Europian ne dhjetor te ketij viti. Kryeministri Berisha nenvizoi se keto akte jane tashme ne Kuvend dhe presin voten e opozites socialiste, ne menyre qe keto kerkesa te fundit te plotesohen ne kohe me konsensus. Kryeministri siguroi gatishmerine e mazhorances per te hedhur hapat e fundit bashke me opoziten, si akte ne interesin me te mire te vendit. Berisha u shpreh se qendrimet bllokuese dhe konfuze te opozites po vonojne miratimin e ketyre ligjeve ne kohen e duhur. Ne pergjigje te interesit te z. Frattini per zhvillimet ne rajon, Kryeministri theksoi se pas nje serie zhvillimesh pozitive ne te shkuaren qe sollen stabilizim, situata politike ne rajon karakterizohet nga nje stanjacion politik qe duhet konsideruar me kujdes dhe seriozitet nga Europa dhe komuniteti nderkombetar. Berisha u shpreh se procesi i integrimit europian eshte nje katalizator dhe shtytes i fuqishem i paqes dhe prosperitetit ne Ballkanin Perendimor. Kryeministri tha se pavaresisht krizes qe po kalon, Europa duhet te ruaje fokusin mbi rajonin. Ai theksoi se vendet joanetare te rajonit ndjejne pasojat e krizes ne zonen Euro, nderkohe qe mbeten jashte masave mbrojtese te BE-se. Ne perfundim te bisedes, Kryeministri Berisha e ftoi z. Frattini qe, si nje mik i madh i shqiptareve, te marre pjese ne festimet e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise, ftese e cila u prit me kenaqesi nga z. Frattini, i cili gjithashtu e falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen qe ai dhe Shqiperia i dha kandidatures se z. Frattini per postin e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s. Kryeministri Berisha siguroi mbeshtetjen e plote duke e cilesuar kandidaturen e z. Frattini si te merituar per kete pozicion shume te rendesishem ne arenen boterore.