E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen dëmshpërblimet edhe për 458 ish të dënuar politikë

Vendimi përcakton masat e dëmshpërblimit për të tjerë të dënuar politikë, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore dhe të cilët kanë vuajtur dënimin e kryer në burg nga data 30.11.1944 deri më 01.10. 1991, si dhe për familjaret e të dënuarve me dënim kapital (të pushkatuar apo të ekzekutuar).

Shuma totale e dëmshpërblimit financiar është në masën 1 902 449. 981 (një miliardë e nëntëqind e dymijë e nëntëqind e tetëdhjetë e një lekë). 

Qeveria ka miratuar deri më tani njëmbëdhjetë vendime, nëpërmjet të cilave janë përcaktuar dhe shpërndarë masat financiare të dëmshpërblimit, për një pjesë të ish të dënuarve politikë, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital (të pushkatuar apo të ekzekutuar), kërkesat e të cilëve kishin përmbushur kriteret ligjore./start/

                                                                                             2011-01-26 15:15
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›