Berisha Opozita e lidhur shpirterisht me diktaturen
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Pavionit të terrorit komunist shqiptar, që u zhvillua në Muzeun historik Kombëtar. Çelja e kësaj ekspozite, e cila përkon edhe më 21 vjetorin e rënies së bustit të Enver Hoxhës u cilësua nga kryeministri si një nga më të rëndësishmet që ndan dekadat e sistemit modern skllavërues, e shtypjes ekskreme që ndaj 10 vjeçarët e poshtërimit më të panjohur në histori, që shqiptarët përjetuan dhe një nderim ndaj të gjithë atyre që sakrifikuan dhe u flijuan me heroizëm për lirinë.
“Enver hoxha do të organizonte mbi bazën e luftës së klasave, krimin, genocidin terrorin, më të paparë ndaj një kombi në Europë, prandaj 20 shkurti është data në të cilën studentët e universiteteve dhe qytetarët e Tiranës u përballën me një trimëri të pashoqe dhe përmbysën shtatoren e tij, e cila shënon de facto themelimin e opozitës shqiptare shënon gjunjëzimin përfundimtar të diktaturës hoxhiste në Shqipëri”-deklaroi Berisha duke e krahasuar diktatorin Enver Hoxha me Adolf Hitlerit .
Më tej kryeministri theksoi se me stendat e ekspozitës njihemi me qëndresën, sakrificat, burrërinë dhe heroizmin e qindra burrave dhe grave që u flijuan vetëm se donin të flisnin të lirë, besonin në Zot dhe donin të bashkoheshin në Evropën e lirë, por sipas tij në këto stenda mungojnë shumica e tyre
“Në këto stenda mungojnë qindra e mijëra heronj të pakënduar, të cilët vdiqën që në moshën më të njomë, e ndoshta në barkun e nënës së tyre nga uria, nga sëmundja dhe vuajtja”-tha ai
Ndërkohë në këtë përurim kryeministri lëshoi akuza ndja kreut të opzoitës duke e cilësuar si pasardhës të bunkerit që për asnjë moment nuk ka shprehur pendesën dhe janë kthyer në filozofinë e bllokut, që sipas tij është dhjetëra herë më parësore se interesat e shqiptarëve dhe të vendit, duke bllokuar për dy vjet procesin e integrimit e Shqipërisë
“Nuk mund të mos theksojmë se pasardhësit direkt të bunkerit që përmbysëm 21 vjet më parë nuk kanë shprehur asnjë moment pendesën e tyre, ata kanë uzurpuar kreun e partisë opozitare të vendit dhe nuk janë kthyer dot në bllok, po kanë kthyer bllokun në filozofinë e tyre. Bllokuan për dy vite procesin e integrimit të vendit, duke dëshmuar se filozofia e etërve të tyrë është dhjetëra herë më parësore se interesi i shqiptarëve dhe i vendit, por edhe këta si parardhësit e tyre do kenë ndëshkimin e tyre” u shpreh Berisha, ndërsa theksoi se nderimi më i madh që u bëjmë viktimave të sistemit barbar është të konsolidojmë ato vlera për të cilat ata sakrifikuan dhe u flijuan.