Zgjidhen sot drejtuesit e Universiteteve

Studentë dhe stafi akademik do të votojnë sot për të zgjedhur drejtuesit e Universiteve dhe Fakulteteve. Ne Universitetin e Tiranes garojnë dy kandidatura Dhori Kule dhe Mimoza Hafizi. Në Universitetin Politeknik, atë Bujqësor dhe atë të Arteve në garë janë vetëm rektorët aktualë të tyre, përkatësisht Jorgaq Kacani, Fatos Harizaj dhe Petrit Malaj. Në Universitetin e Sporteve procesi është bllokuar pas konfliktit te krijuar mes rektorit aktual Vesel Rizvanolli dhe Senatit Akademik. Për Universitetin e Tiranës do të ngrihen 10 komisione zgjedhore në Fakultet dhe për çdo 1 mijë studentë do të ketë një qendër votimi.
Votat për përzgjedhjen e drejtuesve të shkollave të larta llogariten në përqindje ku votat e të gjithë stafit akademik përbëjnë 75% të procesit, 20% e zë vota e studentëve dhe 5% ajo e administratës publike. Mandatet e drejtuesve janë katër vjeçare.