INSTAT: Rriten importet nga Kroacia
Instituti i Statistikave (INSTAT) bën të ditur se gjatë muajit korrik 2009 nga Kroacia u importuan mallra të ndryshme me një vlerë prej 494 milionë lekë, ndërkohë që për vitin e kaluar ky tregues ishte 288 milionë lekë.
Ndërsa për 7 muajt e parë të këtij viti (janar-korrik), vlera e mallrave të importuara nga ky vend i rajonit ishte 2,720 miliardë lekë, ndërkohë që për vitin e kaluar u importuan mallra me një vlerë prej 1,853 miliardë lekë.
Sipas INSTAT-it, përsa i përket eksportit, prodhuesit shqiptarë kanë preferuar tregje të tjera për shitjen e mallrave të ndryshme, pasi gjatë muajit korrik vlera e eksportit ishte vetëm 4 milionë lekë, ndërsa për të 7 muajt e këtij viti (janar-korrik) kjo shifër ishte 57 milionë lekë, tregues këta më të ulët se gjatë vitit të kaluar.