E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat shtrënguese në Itali, Monti paralajmëron protesta

Monti foli gjatë një interviste për një gazetë para se të vizitonte kancelaren gjermane, Angela Merkel, sot në Berlin.

Ai tha se pavarësisht “sakrificave” të Italisë, BE-ja nuk ka bërë asnjë lehtësim në normat e interesit etj.

Nëse reformat nuk pasohen nga një “sukses i prekshëm”, Monti paralajmëroi se Italia mund të përfshihet nga një reagim i ashpër me protesta kundër Brukselit, Gjermanisë dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Prononcimi i tij për “Die Welt” përkon me një seri takimesh të rëndësishme ku do të marrin pjesë liderët e shteteve me tri ekonomitë më të forta në Eurozonë dhe FMN-ja.

Monti viziton sot Berlinin pasi të hënën me Merkelin u takua, Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe të martën, shefja e FMN-së, Kristin Legarde. Zonja Legarde tashmë ka udhëtuar drejt Parisit për t’u takuar me Presidentin francez. Me 20 janar, kryeministri italian, Mario Monti do të presë në Romë kancelaren gjermane, Angel Merkel, dhe Presidentin francez, Nikolas Sarkozi./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-11 12:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›