E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakroi 42-vjecaren, i shpëton burgimit të përjetshëm

KORCË- Gjykata e Korcës ka pranuas sot kërkesën për gjykim të shkurtuar për Gaqo Dumkën, 84 vjecarin që masakroi me sëpatë 42 vjecaren Liljana Arapi, disa muaj më parë. Edhe prokurori i cështjes ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar, ndërsa ka kërkuar kohë për paraqitjen e konkluzioneve të hetimit.

Me gjykimin e shkurtuar 84-vjecari Dumka pritet të përfitojë ulje të 1/3 së masës së dënimit, duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm. Sipas togave të zeza, Gaqo Dumka akuzohet për vrasje me paramendim dhe rrezikon 25 vjet burg.

Ngjarja ndodhi mesnatën e 11 gushtit, ku 84 vjecari masakroi me sëpatë 42 vjecaren për motive xhelozie dhe pjesët e ndara të trupit i hodhi në vendgumbullimin e mbjetjeve urbane në Ravonik të Korcës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›