E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slloveni, parlamenti voton sot kryeministrin e vendit

LUBJANE- Parlamenti i Sllovenisë është mbledhur sot për të votuar nëse lideri i partisë së qendrës së majtë, që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e fundit, do të jetë ai që do ta formojë qeverinë e re. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.

Presidenti Danillo Turk ka propozuar Zoran Jankovicin, liderin e partisë “Sllovenia Pozitive”, për kryeministër të vendit.

Turk ka bërë thirrje për formim të shpejtë të qeverisë, në mënyrë që të luftohen problemet ekonomike në shtetin e vogël të BE-së.

Përpara votimit të sotëm, Jankovic e humbi përkrahjen e një partie të vogël sllovene, duke rrezikuar në këtë mënyrë mundësitë e tij.

Nëse Jankovic dështon të marrë përkrahjen e 46 ligjbërësve, atëherë liderit të partisë së qendrës së djathtë, që doli e dyta në zgjedhjet e para një muaji, mund t’i jepet mundësia që ta formojë qeverinë e re.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›